OSHEE investim 10 milionë euro në Pogradec, Balluku: Rrit sigurinë e shpërndarjes së energjisë, ofron garanci për disa dekada

Shqetësimet e banorëve të Pogradecit dhe zonave përreth sa i takon cilësisë së furnizimit me energji elektrike kanë marrë tashmë rrugën e zgjidhjes. Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është duke investuar 10 milionë euro në këtë bashki çka do të transformojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për 48 mijë abonentë.

Investimi përfshinë ndërtimin e nënstacionit të ri, vendosjen e 10 fiderave, ndërtimin e 65 kabinave, shtrimin e 42 kilometrave linjë tension i mesën 20 kv , 40 kilometra linjë kabllore me standard të sigurt ABC si dhe vendosjen e 800 shtyllave. Projekti ka nisur në fillim të vitit 2019-të dhe aktualisht po punohet për ndërtimin e 6 fiderave 20 kv.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, së bashku me ministrin për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, njëkohësisht  deputet i zonës së Pogradecit, EduardShalsi dhe administratorin e OSHEE, Adrian Çela kanë inspektuar nga afër ecurinë e punimeve.

“I gjithë projekti parashikon 10 fidera dhe përfshin nënstacionin e ri që do bëhet në qytetin e Pogradecit. Jemi duke implementuar 6 fidera dhe 4 fiderat e tjerë do të implementohenbashkarisht me nënstacionin. Ky investim përfundon plotësisht me bërjen e nënstacionit, për të cilin është përfunduar projekti, fillon vitin e ardhshëm sepse ne këtë vit identifikuam terrenin dhe proces të tjera. Në vitin 2020 fillon nënstacioni i ri dhe në 2021 përfundojnë të 10 fiderat”, bëri të ditur administratori i OSHEE, Adrian Çela.

Nga ana e saj, ministrja Belinda Balluku theksoi se ky investim garanton rritjen e sigurisë së shpërndarjes së energjisë elektrike duke ulur humbjet teksa shtoi se ajo që është më e rëndësishme është që ky projekt mbulon nevojat e qytetit për 35 vitet e ardhshme.

“Është një investim i cili do të rrisë sigurinë e shpërndarjes së energjisë elektrike, çka është shumë e rëndësishme për ne, sepse si rrjedhojë kemi dhe uljen e humbjeve në rrjet. Dhe nga ana tjetër i gjithë ky investim parashikon që të jetë një investim që mbulon nevojat e qytetit për disa dekada, minimalisht për 35 vitet e ardhshme dhe kjo është shumë e rëndësishme. Fakti që rrjeti i amortizuar i qytetit të Pogradecit por jo vetëm, pra i zonave Tushemishtit dhe Drilonit, tashmë po rikonstruktohet dhe po riorganizohet në mënyrën më moderne,  padyshim është një nga investimet më të mira të OSHEE-së”, u shpreh ministrja Balluku.

Për deputetin EduardShalsi ky është një investim i shumë pritur nga ana e qytetarëve të Pogradecit dhe që do të hap një kapitull të ri sa i takon furnizimit me energji elektrike për të gjithë banorët e kësaj bashkie.

“Lajm i mirë është që do kemi dhe nënstacionin, kështu që Pogradeci mund të marrë frymë lirisht tani. Ka garanci. Pra gjithë mirënjohjen dhe falënderimet tona edhe  në emër të qytetarëve të Pogradecit, mezi e kemi pritur këtë investim sepse vjen në një moment ku ne kemi hapur një kapitull të ri për qytetin”, deklaroi deputeti Shalsi.

Për më shumë se 40 vite në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Bashkinë e Pogradecit nuk ishte bërë asnjë ndërhyrje duke sjellë një amortizim të rrjetit. Kompania e cila aktualisht po kryen punimet ka hartuar një plan masash në mënyrë që të mos krijojë pengesa për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë