Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar propozimet e kompanisë në lidhje me disa ndryshime për abonentët debitorë familjarë.
Ndryshimi i parë dhe me rëndësi për abonentët debitorë është zbatimi i skemës së pagesës së borxheve përmes kësteve me vlerë fikse, pavarësisht debisë. Sipas OSHEE-s, me skemën e mëparshme, shuma e pagesës ndryshonte, në bazë të detyrimit dhe numrit të kësteve (p.sh, për detyrim prej 80 mijë lekësh, kësti me skemën e “vjetër” ishte rreth 6.600 lekë, pasi ishte i përcaktuar të paguhej me 12 këste). Me ndryshimin e fundit, miratuar më 7 korrik, kësti do të jetë 2.800 lekë në muaj për të gjithë abonentët familjarë, pavarësisht debisë (pra, me rastin e shembullit, kemi më shumë se përgjysmim të këstit).
/Shqiptarja.com