TIRANE- OSHEE ka propozuar një skemë të re për shlyerjen e debive, e cila mundëson pagesat me këste të faturave të papaguara, ndërkohë që ofron falje deri 70% të kamatëvonesave. Klevis Jahaj, Drejtor i departamentit të Shitjes dhe Arkëtimit të OSHEE, sqaron skemën e re të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura dhe kategoritë të cilëve u propozohen këto lehtësi.