SHKODER - Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të Shkodrës ka kryer një kontroll në Bashkinë e Vaut të Dejës, më një mision specifik, për ndërprerjen e energjisë elektrike për Gjon Makun, kryetar i bashkisë së kësaj zone.
Sipas OSHEE, Gjon Marku prej dy muajsh ka faturat e energjisë të papaguara. Mbërritja e specialistëve të OSHEE në banesën e tij është shoqëruar me debate të ashpra.
Kryebashkiaku Marku e quajtur sulm politik veprimin e OSHEE ndaj tij, sepse sipas tij ai ka paguar çdo fature të energjisë. Marku insiston duke faktuar me librezën e energjisë se ai ka paguar edhe 2 muajt e fundit për të cilat pretendohet debia.
"Në 30 vjet nuk kam asnjë muaj pa paguar. Mbasi e kontrollova doli që kisha një muaj në vitin 2013 pa paguar dhe këto thonë pastaj ne nuk marrim parasysh dokumentacionin por ne kemi urdhër tju presim dritat. Ky urdhër duket se nuk është marrë se jam debitor por është dhënë urdhër politik." tha Marku.
Ndërkohë sipas OSHEE Marku rezulton debitor prej 2 muajsh në sistemin elektronik të klientit, por përballë insistimit, punonjësit e OSHEE u tërhoqën për verifikim të mëtejshëm të rastit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO