Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSSHE) për herë të parë pas pesë vitesh nuk do të kërkojë sivjet pranë organit rregullator rritjen e çmimeve të energjisë për vitin 2016. Burimet nga OSHEE bënë me dije se nga ana e kompanisë është parashtruar detyrimi ligjor për rishikimin e tarifave nga Enti Rregullator i Energjisë, por nuk i është kërkuar këtij institucioni ndryshim çmimi për 2016-ën.
Të drejtën për të miratuar ndryshim të çmimit në energji e ka vetëm ERE, në bazë të analizës që u bëhet propozimeve që vinë nga operatorët shtetërorë apo privatë të sektorit.
/Shqiptarja.com
Të drejtën për të miratuar ndryshim të çmimit në energji e ka vetëm ERE, në bazë të analizës që u bëhet propozimeve që vinë nga operatorët shtetërorë apo privatë të sektorit.











