Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, ka njoftuar se për shkak të punimeve që do të kryhen për riparimin e izolatorëve të dëmtuar, nesër, në datën 10 gusht do të ndërpritet energjia në një segment të linjës 35kV L30-15 Lanabregas – Qaf Mollë, nga kabina Surrel 35/0.4kV, N/Stacioni Qafë Mollë.

Sipas njoftimit të OSHË punimet do të kryhen nga ora 09:00-14:00.  Zonat që do të mbeten pa energji gjatë kësaj kohe janë: N/Stacioni QafëMollë, fidrat e fshatit 10kV dhe pompat e Ujësjellësit Tiranë, fshatrat: Shkallë, Darshë, Qafë Mollë, Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, ShënGjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmëri, Dom, Fag, Derje si dhe Pompat e ujësjellësit Tiranë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com