Disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike për 7 orë ditën e nesërme. Me një njoftim për mediat, OSHEE bën me dije se për shkak të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër do të punohet në një nga kabinat e NST Farkë gjatë intervalit kohor 09:00-16:00.
Për pasojë do të mbesin pjesërisht pa energji elektrike Sauku i Ri dhe të gjithë bizneset në segmentin e rrugës së Elbasanit, nga Shkolla e Policisë deri te zona e quajtur Karburanti i vjetër.
Gjithashtu pa energji do të jenë pjesërisht dhe rrugët:
Rruga "Enver Preza", rruga "Shaqir Palushi" ,rruga "Ramazan Bregu, rruga "Grigor Gjika", rruga "Arif Hasko", rruga "Hamide Dalipi"
Rruga "Selim Jegeni", rruga "Danish Jukniu"
Komente













Bobooo.., cfare emra rrugesh?! Asnje nuk i njeh dhe askush nuk e di se cili ka qene kontributi e ketyre emrave ne komunitet ne qytet, apo ne Shqiperi..!!!
Përgjigju