Do vijojnë edhe ditën e nesërme, e hënë, 15 tetor, ndërprerjet e energjisë elektrike në Tiranë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike një njoftim për mediat, ka bërë më dije se nesër në kryeqytet do të ketë ndërprerje në disa zona. Sipas OSHEE-së, ndërprerja do të vijë për shkak të punimeve që do të bëhen në nënstacionin Dinamo.
Njoftimi i plotë:
Për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Dinamo, nesër në datën 15 tetor do të stakohet energjia elektrike në intervalin kohor 09;00-14;00.
Pa energji do të mbesin; Zona pranë shinave të Trenit,
Rr Vangjel Noti, Zona Ish kombinatit Josif Pashko,
Paskuqan, Kodër Kamëz, Kamëz, Rr Jordan Misja, Babrru Pjeserisht,
Zona e Kodrës së Kuqe