OSHEE tejkalon plani, vetëm në 
tetor 5.1.miliardë lekë të arketuara

OSHEE tejkalon plani, vetëm në <br />tetor 5.1.miliardë lekë të arketuara
Tetori për financat e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike rezulton të këtë qënë i mbarë. Në faqen zyrtare të OSHEE të dhënat e publikuara tregojnë se kompania ka regjistruar tejkalim të planit të të ardhurave por edhe humbjeve fizike të parashikuara.

Niveli i arkëtimeve në total, si 10-mujor ka arritur në rreth 54.8 miliard lek ndërsa vetëm në muajin Tetor rezulton të jenë arkëtuar 5.1 miliard lekW. Krahasuar me të njëjtën periudhë 10-Mujore të vitit 2014 arkëtimet janë rritur me 42% ndërsa krahasuar me vitin 2013 kjo diferencë shkon në 71% më shumë. Po ashtu rezulton ulje të forta në nivelin e humbjeve fizike në rrjet.

Në Tetor 2015, humbjet zbritën në nivelin 29.9%. Krahasuar me Tetorin 2014 kemi 4.6 % më pak humbje ndërsa krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2013 kemi 16.1% më pak humbje. Numri i lidhjeve të reja, ose i abonentëve që hyjnë rishtazi në sistem është një tjetër tregues që ka ecur pozitivisht.Konstatohet një rritje me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014 dhe 33% më shumë se 10-Mujori i vitit 2013. Lidhjet e reja në Janar-Tetor 2015 shkojnë në 35624.

Redaksia online
(S,m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dita e një instruktoreje yoge në 'Një nga ne'/ Erida Haxhiaj: Ja si të shëroni dhimbjet e trupit në trapez dhe rreth

Dita e një instruktoreje yoge në 'Një nga ne'/ Erida Haxhiaj: Ja si të shëroni dhimbjet e trupit në trapez dhe rreth