Kompania e OSHEE përmes një deklarate për medien ka njoftuar abonentët e saj se do të kryejë disa punime zonën e Ujit të Ftohtë- Radhimë në Orikum, ku do të vendoset transformator i ri. Si rezultat i punimeve, do të mbeten pa energji elektrike disa zona. Kjo përbën një problem paksa shqetësues jo vetëm për banorët, por edhe për pushuesit, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë ditët e pushimit në plazhin e Orikumit.
Njoftim i OSHEE
Në vijim të planit të masave të hartuara nga kompania OSHEE për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes në zonat bregdetare, si garanci për mbulimin e nevojave të furnizimit me energji gjatë sezonit turistik, në datën 5 korrik është planifikuar remont në linjën 35kV L30-31/2 Uji i Ftohtë–Radhimë-Orikum. Punimet do të kryhen në intervalin kohor 04:00-09:00, dhe gjatë kësaj periudhe do të stakohet energjia në nënstacionin Radhimë dhe Orikum. Pa energji do të jenë këto zona: Rradhimë, Tragjas,
Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Jonufër, Orikum, Baza Ushtarake Pashaliman.