Oshmar sipas traditës Përmetare

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 1000 ml ujë i vluar
  • Gjalpë i tretur
  • Kripë sipas dëshirës
  • Djathë i bardhë

Përgatitja:

Në ujin e vluar me kripë shtojmë miellin e situr ngadalë-ngadalë duke e përzierë pa ndërprerje me lugë druri në mënyrë që mos të kokrrizohet. Pasi masa është lidhur e lëmë të ftohet pak dhe më pas e shërbejmë në një pjatancë duke e hedhur lugë-lugë (lugën e kalojmë më parë në gjalpë të tretur). E spërkasim në fund me gjalpë dhe me djathë të thërrmuar.