Të jesh një nga stilistet e preferuara të yjeve të Hollivudit është fat i madh. Dhe një prej tyre është edhe Victoria Beckham, e cila është përzgjedhur nga vet vipat e Hollivudit, për ti veshur gjatë eventit më të madh të kinematografisë botërore, Oskar 2012.
Thuhet se këngëtarja-stiliste, Victoria është bombarduar nga kërkesa të shumta, për të qënë ajo stilistja e aktorëve më në zë të Hollivudit.
Gwyneth Paltrow, Charlize Theron dhe Cameron Diaz janë artistet që do të veshin atë natë, fustane të dizenjuara nga Posh Spice.
Një burim ka thënë për Daily mail, se Vic Beckham po punon ditë e natë për të arritur rezultate sa më të mira.
Ceremonia e Çmimeve Oskar do të mbahet të dielen e 26 shkurtit në Los Angeles.