Oskar, triumfon "Artisti"
Aktorja më e mirë Meril Strip
FOTO - Suksesi i filmit pa ze
FOTO - Ja fituesit e mbremjes

Oskar, triumfon Aktorja më e mirë Meril Strip
FOTO - Suksesi i filmit pa ze
FOTO - Ja fituesit e mbremjes">
LOS ANXHELOS- Gjithçka siç ishte parashikuar. “Artisti” filmi, pa zë, bardh e zi triumfoi në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oskar në Los Anxhelos.

Filmi i Mishel Azanvisijus "The Artist", mori statujat më të rëndësishme për filmin më të mirë, regjinë më të mirë, aktorin më të mirë protagonisit, kostumografinë dhe muzikën. Aktori i vlerësuar me Oskar është Zhan Dujardin.

Oskari për aktoren më të mirë, i është dhënë legjendares Meril Strip, për portretizimin e ish-kryeministres britanike, Margaret Teçër, në filmin “The iron lady”. Kjo është hera e tretë që Strip merr Oskar.

Çmimi për aktorin më të mirë episodik ka shkuar për 82-vjeçarin Kristofer Pllamer, për rolin e tij në filmin “Beginners”.

Filmi iranian “Ndarja” ka fituar Oskarin për filmin më të mirë të huaj, ndërsa regjisori pakistanez Sharmen Obaid Çinoj është shpërblyer për filmin më të mirë dokumentar “Saving face”. Kjo ishte hera e para që një regjisor pakistanez apo iranian merr çmimin Oskar.

Filmi më i mirë i animuar është shpallur “The Fantastic Flying Books of Mr. Morris Lessmore” i Uilliam Xhojs dhe Brendon Oldenburg.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar