Osmani: Biden e di të vërtetën, duhet të presim pozicionin e tij për marrëveshjen me Serbinë

Osmani: Biden e di të vërtetën, duhet të presim pozicionin e tij për marrëveshjen me Serbinë

Vjosa Osmani

“Joe Biden e di të vërtetën dhe e vërteta është shumë e thjeshtë dhe e qartë. Serbia e humbi Kosovën sepse abuzoi me parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial për të vrarë njerëzit që jetuan në atë territor, për të kryer gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai e di të vërtetën dhe nuk do të përpiqet ta ndryshojë atë”.

Është shprehur kështu Vjosa Osmani në intervistën e parë në një media ndërkombëtare si ushtruese e detyrës së presidentit, duke theksuar se pret që të përmirësohen raportet me SHBA-në me zgjedhjen e Joe Biden si president. Deklaratat e saj Osmani i dha për Financial Times.

Sipas Osmanit, qasja e pritur e një administrate të ardhshme Biden bie në kontrast me përpjekjet e administratës Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje të shpejtë midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Pasi sipas saj, në marrëveshjene 4 Shtatorit, nuk ishte zgjedhja e mosmarrëveshjeve bilaterale midis Beogradit dhe Prishtinës, por përparësitë e politikës së jashtme të SHBA-së, të tilla si njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit dhe premtimi për të mos dhënë licenca 5G për kompanitë “e pabesueshme”.

Osmani u shpreh se ajo marrëveshje nuk mund të zbatohet. “Ne nuk mund të shkojmë përpara. . . pa shikuar se cili është pozicioni i administratës së re në ato pika”, tha Osmani, duke iu referuar pikave të marrëveshjes për liqenin e Ujmanit dhe “mini-Shengenin”.

Sa i përket dorëheqjes së Thaçit, Osmani tha se Kosova ka treguar “pjekuri institucionale” dhe “vullnet të jashtëzakonshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë”.

Osmani tha se nuk mund të ketë “asnjë ekuivalencë morale” midis krimeve të pretenduara të kryera nga disa individë shqiptarë dhe “aparatit shtetëror të Serbisë”. Ajo tha se përpjekjet e mëparshme gjyqësore për t’i kërkuar udhëheqësve ushtarakë dhe politikë serbë të japin llogari për luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë nuk kishin zgjatur shumë.

Prokurorët pretendojnë se Thaçi, si një komandant i guerilës së UÇK-së dhe  bashkëpunëtorët e tij janë përgjegjës për gati 100 vrasje, përfshirë serbët e pakicave, katolikët dhe romët, si dhe të kundërshtarëve politikë, gjatë dhe menjëherë pas luftës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë