Osmani në Austri: Njohja reciproke me Serbinë e vetmja zgjidhje! Van der Bellen: Ne kemi qenë dhe do të jemi përherë mbështetës të Kosovës

Ka përfunduar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, me homologun e saj austriak, Alexander Van der Bellen

Pas takimit Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se parakusht për arritjen zgjidhjes me Serbinë është vendosja e drejtësisë.

“Historia ka dëshmuar se çdo herë ku ka pasur luftë ajo që ka qenë parakusht për paqen, ka qenë drejtësia. Kërkojmë drejtësi, jo hakmarrje. Kërkojmë që të na kthehen eshtrat e personave të pagjetur. E shoh drejtësinë si parakusht për paqe të qëndrueshme dhe do të insistojmë për këtë”, është shprehur Osmani gjatë konferencës së përbashkët me homologun austriak.

Osmani ka deklaruar se sa i përket zgjidhjes së çështjes me Serbinë, opsioni i vetëm është njohja reciproke.

“Zgjidhja për ne është njohja reciproke që për ne është e domosdoshme. Asnjë zgjidhje tjetër nuk do të mund të sillte paqe të qëndrueshme për rajonin tonë. Serbia nuk mund të luajë me dy karta erdhe me Rusinë edhe me BE-në. Duhet ta zgjedh se cila është rruga e saj”, ka theksuar Osmani.

Pas takimitb presidenti austriak Van der Bellen siguroi Osmanin se Austria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën, përmes një postimi në rrjetin social Tëitter.

“Austria ka qenë gjithmonë mbështetëse e fortë e Kosovës, madje që para pavarësisë. Zonja Presidente Vjosa Osmani, të jeni e sigurt, Austria do të vazhdojë mbështetjen e saj”, ka shkruar presidenti austriak.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë