Ushtruesja e detyrës së Presidentes në Kosovës, Vjosa Osmani tha se Shqipëria duhet të jetë një zë i fuqishëm për Kosovën në ato organizata ndërkombëtare ku ajo ende nuk është pjesë në mënyrë që të denoncojë të vërtetën e luftës në Kosovë, se Serbia ka kryer krime lufte dhe gjenocid dhe kjo është e vetmja e vërtetë. Osmani kërkoi që Shqipëria të miratojë një rezolutë në Kuvendin e saj ku dënohet gjenocidi serb dhe të jenë një zë i bashkuar në këtë kuadër edhe në botë.
"Ju e dini që rruga e Kosovës ka qenë gjithmonë plot sfida i gjithë procesi ynë i shtet-ndërtimit, Shqipërinë e kishim në krah. E vërteta është se Serbia ka kryer krime lufte dhe gjenocid dhe nuk ka një të vërtetë tjetër, dhe këtë e ka parë e gjithë bota pasi ka ndodhur në sy të saj, por që të mos përmbyset e vërteta ne kemi nevojë për mbështetjen e Shqipërisë që të jetë zëri ynë atje ku ne nuk kemi zë. Kosova ende nuk ka ulëse në një numër të madh të organizatave ndërkombëtare dhe aty kemi nevojë për ndihmën nga Shqipëria. Me kërkesën tonë duam që Kuvendi në Shqipëri të miratojë një rezolutë që do të dënonte gjenocidin serb në Kosovë. këtë e ka bërë kuvendi ynë dhe duam që pas nesh të jetë edhe Shqipëria, në mënyrë që të jemi të bashkuar", tha Osmani
Osmani foli edhe për situatën e shqiptarëve në Preshevë duke thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë më fort dhe të denoncojnë spastrimin etnik të heshtur që Serbia po bënë në Bujanovac dhe Medvegje.
"Diksutuam edhe për krimin në Preshevë, ku po bëhet një spastrim etnik i heshtur , ku kërkon një bashkëpunim më konkret mes dy vendeve tonë por edhe me BE në mënyrë që Serbia të dalë këto spastrime", tha Osmani
Lajmi kryesor:
Meta: Kufiri mes dy vendeve të bëhet i padukshëm! Osmani: Minishengeni nuk favorizon Kosovën dhe Shqipërinë! Kuvendi juaj të miratojë rezolutën ku dënon gjenocidin serb
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4510
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit
25 Dhjetor, 21:16
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Korporata Investimeve Shqiptare: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57