Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit, situatën aktuale të sigurisë, forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe ndryshimet në administratën amerikane pas zgjedhjeve të fundit.
Ajo shprehu mirënjohjen për mbështetjen historike dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, si dhe nënvizoi angazhimin e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
Osmani përsëriti urimet për presidentin e sapo zgjedhur Donald Trump dhe kabinetin e tij, teksa theksoi se aleanca e Kosovës me SHBA-në është ekzistenciale, ndaj shfaqi shpresën që edhe me administratën e re do të vazhdojë bashkëpunimi i shkëlqyeshëm dhe se vendi ynë edhe më tej do të mbetet në fokusin amerikan./Kosovapress