Vjosa Osmani uron presidentin amerikan Trump pas betimit: Kosova përjetësisht mirënjohëse, vendi juaj shpëtoi popullin tonë!
Vjosa Osmani dhe presidenti amerikan Trump, gjatë një takimi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi sot (20 janar) presidentin amerikan Donald Trump, menjëherë pas betimit si kreu i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
Në një letër drejtuar tij, Osmani tha se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë me të, me zëvendëspresidentin JD Vance dhe me gjithë administratën e re, “për të forcuar marrëdhëniet tona të posaçme, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta të lirisë dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë”.
“Lidershipi dhe përkushtimi juaj për të avancuar rrugën e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, është diçka që ne e vlerësojmë dhe e mbështesim me vendosmëri”, tha Osmani në letrën e shpërndarë në X.
Osmani përmendi, gjithashtu, përkushtimin e homologut Trump për të avancuar rrugën që çon në njohjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe tha se si presidente e Republikës së Kosovës, ndan bindjen se kjo do t'i kontribuojë edhe paqes së qëndrueshme dhe afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë kontinentin evropian.
“Kosova do të ketë përjetësisht një ndjenjë të thellë mirënjohjeje për rolin historik që Shtetet e Bashkuara kanë pasur në mbështetjen tonë, në disa prej kapitujve më të errët të historisë sonë”, shkruan ajo më tej.
Dhe në fund theksoi miqësinë mes dy vendeve.
“Përkushtimi i vendit tuaj për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin njerëzor, e ka shpëtuar popullin tonë nga një regjim gjenocidial”, tha Osmani dhe shtoi se Kosova mbetet me krenari “populli më proamerikan” në botë.
Trump u betua sot më 20 janar si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas mandatit të parë përgjatë 2016-2020.

Postimi i presidentes Vjosa Osmani dhe urimi për homologun Trump
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
45.1%
-
Të gabuar
50.6%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 11507
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ishte e lehtë të negocioje me Putinin, mjafton t’i japësh gjithçka që kërkon
14 Shkurt, 22:08
-
'Unë fotografova kufomat e familjes Jashari, KFOR-i francez i mori si dëshmi! Xhevahire Izmaku në 'Esencë' tregon krimet serbe në Kosovë: Në Vushtri u masakruan 100 vetë
14 Shkurt, 21:38
-
Ja si dukej Kim Kardashian kur ishte vetëm 14-vjeçe (FOTO)
14 Shkurt, 21:10
-
SHBA/ Mijëra punonjës federalë humbin vendet e punës, priten shkarkime të tjera
14 Shkurt, 20:59
-
Ambasada e Kosovës pritje për festën e Pavarësisë, mesazhi i Presidentit Begaj: Rama e Kurti të tejkalojnë politikat e ditës, duhet bashkëpunim më aktiv
14 Shkurt, 19:49
-
Konferenca e Mynihut, Ledjon Krisafi: Me qëndrimet e JD Vance, kemi ofensivë amerikane ndaj BE-së! Trump po i plotëson Putinit të 3 kushtet
14 Shkurt, 19:49
-
Ekipi i presidentit të SHBA-së për Ballkanin
14 Shkurt, 16:42
-
Osmani dhe Kurti bisedojnë ndaras me Sorensenin për pritjet nga dialogu i Brukselit
14 Shkurt, 16:37
-
Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Zelensky pas takimit me Vance: Tani, një paqe e vërtetë dhe e garantuar! Do të flas me Putinin vetëm me një plan të përbashkët SHBA-BE
14 Shkurt, 16:18
-
Von der Leyen: Do të përshpejtojmë proceset e anëtarësimit të Ukrainës në BE
14 Shkurt, 15:44
-
Vance: SHBA do të dërgojë trupa në Ukrainë nëse nuk arrihet paqja
14 Shkurt, 15:37
-
Arben Qirezi: Bilanci i ri politik i krijuar më 9 shkurt, rruga përpara
14 Shkurt, 15:30