OTP Bank Albania ka fituar për të katërtin vit radhazi çmimin Euromoney 2023 si "Banka më e mirë në Shqipëri", duke konfirmuar statusin e saj si institucion financiar lider në treg.

OTP Bank Albania ka fituar për të katërtin vit radhazi çmimin Euromoney 2023 si

Otp Bank

Vlerësimi me këtë çmim shënon punën e shkëlqyer që banka ka bërë si dhe përkushtimin e saj ndaj klientëve. OTP Bank Albania është njohur për shërbimin cilësor, zgjidhjet inovative dhe përkushtimin ndaj klientëve, dhe kjo arritje forcon pozicionin e saj në tregun financiar vendas.

Me udhëheqjen e Drejtorit Ekzekutiv Bledar Shella, OTP Bank Albania ka arritur sukses të vazhdueshëm që prej katër vitesh tashmë dhe ka demonstruar aftësinë e saj për t’iu përgjigjur nevojave në rritje të klientëve. Vlerësimi i Euromoney, një publikim i njohur në fushën financiare në nivel botëror, vë në dukje performancën e shëndetshme dhe rritjen organike të bankës, duke tejkaluar dhe efektin e blerjes së një banke tjetër.

Në fjalën e tij publike, Z. Shella ka ndarë emocionin e fitimit të çmimit me të gjithë ndjekësit, duke ia dedikuar këtë sukses punonjësve dhe klientëve të bankës; “Ky moment meriton kremtim dhe mirënjohje! Kemi punuar fort, jemi fokusuar, kemi duruar dhe arritëm dhe të performojmë në biznes përgjatë gjithë kohës. Ky është momenti për të gjithë njerëzit e OTP Albania Bank të admirojnë veten dhe të shijojnë suksesin!”.

Çmimet e Euromoney për Ekselencën njihen si një ndër vlerësimet më prestigjioze në industrinë bankare globale. Çdo vit, Euromoney vlerëson dhe njeh bankat dhe institucionet financiare në nivel ndërkombëtar për arritjet dhe kontributet e tyre në fushën e tyre. Fitimi i këtij çmimi të çmuar për katër vite radhazi është një dëshmi e historisë së suksesshme të OTP Bank Albania. Për këtë aspekt vetë Euromoney është shprehur se “Të dhënat e përfitueshmërisë së Bankës OTP Albania ishin të mira dhe para shkrirjes së bankave. Fitimi Net i saj më vete arriti $30.7 million në 2022, një rritje prej 61% këtë vit, raportin të ardhura/shpenzime në 44% dhe kthimin në kapital prej 27.5%”.

OTP Bank Albania ka treguar një përkushtim të vazhdueshëm për të ofruar zgjidhje financiare të përshtatura për nevojat e klientëve të saj. Me qëllim që të sigurojë kënaqësinë e klientit, banka ka prezantuar një seri të produkteve dhe shërbimeve inovative që ndihmojnë individët, bizneset dhe organizatat të arrijnë qëllimet e tyre financiare. Duke ofruar shërbime të personalizuara dhe promovuar marrëdhënie afatgjata, banka ka fituar besimin dhe besnikërinë e klientëve të saj.

OTP Bank Albania është pjesë e Grupit OTP, një lider në Evropën Qëndrore dhe Lindore, i cili është i pranishëm në 12 shtete. Banka ndjek strategjinë e rritjes dhe fitimi i çmimit Euromoney për të katërtin vit radhazi tregon arritjen e rëndësishme të OTP Bank Albania. Ky vlerësim konfirmon përkushtimin e palëkundur të bankës ndaj zhvillimit të vazhdueshëm, qasjes së saj të përqendruar te klientët dhe përmirësimit të veprimtarisë së saj.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur