VLORE- Familjarë, të afërm të viktimave dhe dhjetra qytetarë, hodhën lule në një prej kalatave të portit të Vlorës, ku 15 vjet më parë, në orën 15.00 të datës 28 mars 1997, u nis anija e tragjedisë.
Pesembëdhjetë vjet pas tragjedisë së natës së 28 marsit të vitit 1997, kur gjatë udhëtimit për në Itali me anijen “Kateri i Radës”, humbën jetën 81 persona, në qytetin e Vlorës mbërritën sot pjesë të anijes “Kateri i Radës”. Reliket, mes të cilave busulla me aksesorët dhe pjesë të mekanizmit të drejtimit, mbërritën në Vlorë, me një nga tragetet e linjës nga Brindisi
Në kujtim të viktimave të tragjedisë, u zhvilluan homazhe dhe u vendosën lule edhe në memorialin e ngritur në kujtim të tyre, në varrezat publike në parcelën e veçantë ku prehen trupat e 81 viktimave.
Familjarët dhe qytetarë të shumtë qëndruan në heshtje për disa minuta në sheshin përpara godinës së Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë, në shenjë proteste për atë që ata e cilësuan “drejtësi e munguar e shtetit italian”.
Më pas reliket e anijes u vendosën në një vend të hapur në sheshin përpara godinës së Universitetit “Ismail Qemali”.
Pushime Çala, kryetare e Shoqatës së Familjarëve të Viktimave të Otrantos tha se, çdo ngjarje e ka edhe një fajtor, aq më tepër një tragjedi e përmasave të tilla sikundër ajo e Otrantos, shkaktarët e të cilës nuk janë gjetur ende.
"Ne theksojmë edhe një herë dhe kërkojmë drejtësinë e munguar nga ana e shtetit italian, kërkojmë shpërblim të drejtë dhe të barabartë për të gjitha viktimat”, nënvizoi Çala.
Ajo tha se, do t’i drejtohen Gjykatës së Hagës për të vendosur drejtësinë dhe për të dënuar fajtorët, ndërkohë që falenderoi zotin Ardian Kollozi, ish deputet dhe kryetar i degës së PD-së, si dhe deputetët e djathtë Kreshnik Çipi e Dashamir Tahiri, që kanë qenë vazhdimisht të angazhuar dhe në mbështetje të zbardhjes së plotë të kësaj tragjedie nga drejtësia.
Nga ana e tyre, Kollozi dhe Tahiri garantuan mbështetjen e vazhdueshme ndaj familjarëve dhe zbardhjen e tragjedisë.
Natën e 28 marsit të vitit 1997, gjatë udhëtimit për në Itali me anijen “Kateri i Radës”, humbën jetën 81 persona, mes të cilëve 46 gra e fëmijë, nga 115 persona që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues. Tragjedia erdhi pas përplasjes me anijen ushtarake italiane, “Sibila”.
Pak muaj pas kësaj ngjarjeje, 57 prej trupave u nxorrën nga deti bashkë me anijen, ndërkohë që 24 të tjerë nuk u gjendën. Në 14 nëntor të vitit 1997, në qytetin e Vlorës u zhvillua ceremonia e varrimit të trupave të viktimave të kësaj tragjedie. Tragjedia e Otrantos cilësohet ndër më të rëndat që ka ndodhur në këtë hapësirë detare, në shekullin e kaluar.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com