Profesor si ju tingëlluan thirrjet për unitet në Kongresin e PS-së?
Mua më duket që ka ardhur koha që të mos kemi frikë nga fjala unitet përkundrazi ta dëshirojmë shumë sepse siç thotë edhe populli "Bashkimi bën fuqinë". E kemi provuar që përçarja sjell disfatë dhe sjell humbje në zgjedhje, ndërsa idea e unitetit, nga e cila s'duhet të kemi frikë sjell fitore. Në shtratin e kësaj logjike duhet punuar për bashkim për të gjetur ato pika që i bashkojnë të gjithë pa mohuar mendimin ndryshe dhe dallimet, i cili kur zhvillohet në shtratin e vet e begaton partinë ndërsa, kur del nga ky shtrat e shkatërron. Ne duhet të ndjekim rrugën që të forcojmë partinë. Më duket se kjo ishte.
Si ju dukën deklarimet pas kongresit të përfaqësuesve të mendimit ndryshe?
Nëse janë dashamirëse, nëse ato janë të mbështetura dhe të argumentuara, ato e shëndoshin, por nëse gjenden mendime dhe veprime të ndryshme nga ato që thuhen, atëherë vetvetiu ato s'janë të mirëpritura.
PS-ja ka një plan të ri taksat. Ju si e shikoni këtë?
Mua më duket që shtrimi për herë të parë pas kaq vjetësh i problemit të taksave nga kreu i PS-së ishte një risi dhe diçka që përputhet plotësisht me logjikën e zhvillimit ekonomik dhe krizat e globalizmit. Edhe në vendet e zhvilluara kapitaliste është lënë mënjanë teza që ka të drejtë liberalizimi apo socialdemokracia, ka të drejtë e majta apo e djatha. Janë të djathtët që kërkojnë një qëndrim ndryshe për taskat për të krijuar mundësinë e një tregu sa më të gjerë që të pasurit të vazhdojnë prodhimin dhe fitimin. Nëse do të ndalohet rritja ekonomike kjo s'mund të jetë e sigurt sepse vjen koha që mbetemi pa treg. Teza e sotme nuk është thjesht rritje ekonomike, por zhvillim ekonomik. Teza është që t'i hapë rrugë zhvillimit dhe jo thjesht një rritje e përkohshme dhe e pasigurt që krijon papunësi dhe probleme sociale. Sigurisht ka çështje që duhet të kronkretizohen, por si tezë është shumë e mirë.
Si ju duk fjalimi i Ramës?
Unë mendoj se kishte populizëm në fjalimin e Ramës, kishte realizëm, kishte synime që PS-ja të fitojë në 2013 dhe në rast të fitores, Edi Rama duhet të jetë kryeministër.
Ky program sado i mirë të jetë s'e çon automatikisht një forcë në fitore. Ai program t'i bëhet i qartë sa më shumë njerëzve. Të bindë sa më shumë shtresa, elektoratin, të bëjë sa më shumë aleatë dhe t'i konkretizojë me tej objektivat, duke e pasuruar edhe me program elektoral dhe me zbërthime të tjera. Pra s'është një program elektoral, sepse zgjedhjet nuk janë nesër dhe për dy vjet do të ndodhin ndryshime dhe do të ketë edhe probleme të reja dhe një parti që dëshiron të fitojë zgjedhjet s'mund t'i injorojë.
Si e shihni bashkëpunimin e PS-së me aleatët?
Me çfarë kuptova unë nga fjala e Ramës bashkëpunimi duhet të jetë i gjerë dhe i arsyeshëm. Nuk mendoj se në politikë s'thuhet "kurrë mos thuaj kurrë".
(s.g/Balkanweb)