Njëri ndër ish-drejtuesit kryesor të PS, anëtari i të "urtëve" pranë Ramës bën prognozën e zgjedhjeve në "Debat" te Vizion Plus.

Sa u shfrytëzuan deklaratat për Zogun e Hoxhën për fushatën..?
Kam parasysh deklaratën e kreut të LSI, Ilir Meta për figurën e Enver Hoxhës. Mbase dhe për efekte elektorale, kjo mund të jetë. Unë nuk është se shoh ndonjë efekt të madh elektoral nga kjo gjë. Por, unë këtu shikoj diçka personale. Që ka të bëjë me faktin që të admirosh një figurë për disa tipare për të cilat përpiqesh ta imitosh atë. E kam fjalën këtu për kryeministrin Berisha, pasi ai kërkon një pushtet të dorës së fortë, dhe Zogu është një njeri i pushtetit të dorës fortë. Përsa i përket deklaratës së Ilir Metës, ajo mund të them që ishte për qëllime elektorale.
Teza teza e Berishës për dhënien e pasaportave është një tezë për "bathorizimin" e Shqipërisë?
Pse jo. Më shkon mendja plotësisht, sepse është normale. Po ta analizosh, shumë shtete nuk e kanë dyshtetësinë. Prandaj, mua më duket që përveç zhurmës dhe joshjes, dhe përpjekjeve që bën vetë kryeministri për të marrë pamjen e një lideri mbarëkombëtar shqiptar. Domethënë ai tani ka maninë që të bëhet jo thjeshtë lider i PD, por lider i mbarë shqiptarëve dhe sa ti japë ymër Zoti të jetë në atë karrige dhe të jetë gjithmonë në qeverisje.

Pse tani?
Ky është dhe projekt elektoral i Berishës, e unë pikërisht këtu shikoj dhe rrezikun për zgjedhjet e ardhshme, dhe them që ato do jenë të tensionuara, pikërisht sepse po krijohen shumë probleme.

Si mund ta përdori Berisha çështjen e pasaportave për zgjedhjet?

U tha për pas zgjedhjeve, por çështja ka filluar që tani. Mesa di radha në ambasadat ka filluar këto ditë për të marrë pasaportat. Sepse duhet vetëm një formular për ta marrë.

Presidenti dekretoi datën e zgjedhjeve. Si ju duket kjo periudhë?

Problemi i zgjedhjeve tek ne nuk është zgjidhur si duhet, vetë ligji i zgjedhjeve vazhdon të ketë defektet e veta. Që ka të bëjnë me koalicionet, favorizon partitë e mëdha dhe penalizon të voglat. Siç ndodh aktualisht që janë përfshirë në koalicion me PD, për të ndarë postet në qeveri dhe institucione. Gjëja kryesore është vajtja tek elektorati, konsultimi me ta qoftë për kandidatët epër të të gjitha çështjet. Nuk mund tu thuash atyre thjesht unë e ngrita një komision për mbrojtjen e votës.

Ka garanci opozita që vota e atyre që e mbështesin do numërohet drejt?
Për këtë asnjëherë nuk ka garanci. Ndaj duhet menduar mirë e të merren masa që vota të jetë në kontrollin e përgjithshëm qytetar.

Që do të thotë?

Që vetë qytetari që e jep votën ta mbrojë atë dhe mos lejojë deforminin e saj mënyrën dhe forma e organizimit gjendet s'ka vështirësi. Por në asnjë mënyrë s'duhet që të mbahen të mbyllura e të riclikohen të njëjtët njerëz me 5 apo 6 mandate.

Qarkullon ideja që Berisha do ti marrë votat me çdo çmim ..?

Ajo ide qarkullon dhe unë e kam dëgjuar por në asnjë mënyrë nuk duhet të mendohet se Berisha është inoksitabël siç e thoshte gazeta franceze, që për mua është shkruar në Tiranë. Në demokraci s'ka nuk duhet të ketë inoksitabël, në kuptimin të pandryshueshëm dhe të palëvizshëm.

Si shikoni organizimin e PS për vitin elektoral...?
Në fushatë elektorale duhet të jetë si ti koordinojmë hallkat që të marrin drejtimin e duhur për të shkuar në fitore. Preokupimi kryesor të jemi sa më koheziv, më të bashkuar, për të arritur objektivin. Duhen lënë mënjanë përplasjet e të punohet bashkë. Në këtë kuadër PS të gjejë rrugët të gjejë format që të mbështesë lidershipin, anëtarësinë, elektoratin, strukturat di dëgjojë dhe timbështsë, jo të krijojë çarje. Nuk duhet të mblivlerësohet një palë e të nënvlerësohet tjetra.

Deri më sot si e ka bërë opozita opozitën?
Kam qenë kritik për bojkotin e zgjatur të opozitës, pasi kur shtrihet në kohë bojkoti krijon probleme për partinë dhe demokracinë në vend. Nuk ka shoqëruar mendimin opozita me veprimin opozitar. Nëse fjalët janë thënë në kuadër strategjish, ka çaluar në taktika. Në kuadrin e demokracisë në parti, PS është më demokratikja, por nuk ka ditur të gërshetojë me mendimin ndryshe me detyrimin. Nëse merr një vendim duhet ta zbatosh, ky është defekti i PS.

A mund të ftojë PS pa LSI-në?
Jo aletatët duhen gjithnjë, sidomos në kushtet që jemi ne duhen. Por dhe aletët duhettë ndërgjegjësohen, jo thjesht për veten e tyre, por për diçka madhore. Ai duhet të thotë unë dua të punoj për vendin dhe jam gati të bashkëpunoj dhe të krijoj një ekip të shëndoshë qeverisës, duke ofruar kontributet që mund të ketë në këtë drejtim.

Pro apo kundër atyre që pa LSI-në, PS-ja nuk vjen dot në pushtet?
Kundër nuk mund të shtrohet e kushtëzuar, sepse në 2009 ishim me LSI e ajo iku e bëri qeverisje me Berishën. Çfarë më garanton mua që me gjithë makinacionet që mund të bëhen po kjo LSI apo një tjetër nëse i ofrohet 25 përqind e pushtetit s'ikën prapë. Ndaj kur ke një përvojë s'mund ta shtrosh çështjen që pa këtë nuk mund të fitojë.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com (print), 8 dhjetor 2012

(ad.ti/shqiptarja.com)