Hetimi gjithpërfshirës i 21 janarit dhe qëndrimi i ballancuar për 21 janarin, si ai që shprehu ish-kryeministri Fatos Nano në hapje të fushatës së tij presidenciale, janë dy gjëra të ndryshme, krejt të ndryshme. Hetimi gjithëpërfshirës ka qenë dhe mbetet i domosdoshëm, madje duhej të kishte filluar menjëherë, qysh në mbrëmjen tragjike të 21 janarit, pa ato pengesat dhe alibitë që nxorri kryeministri Berisha, pa u dhënë kohë të pandehurve të prishnin prova, të rregullonin muhabetet, të manipulonin armët vrastare, të shkatërronin filmimet e bëra nga kamerat e brëndshme e të jashtme të kryeministrisë, pra pa ndodhur krimi i fshehjes së krimit, për të cilën autorët kanë hyrë dyfish në borxh para ligjit, para opinionit publik e familjeve të të vrarëve padyshim, pasi nësë vrasjet i kanë kryer gjoja për llogari të qeverisë dhe shtetit, fshehjen janë përpjekur ta realizojnë si burracakë për prapanicën e tyre. Hetimi gjithpërfshirës ka funksionuar dhe po funksionon plotësisht në krahun e opozitës dhe pjesërisht në krahun e qeverisë dhe institucioneve shtetërore. Dhjetra pjesmarrës në demostratën opozitare të 21 janarit janë hetuar e dënuar me gjoba apo me ditë burgu për kundravajtje. Tre deputetëve opozitarë u është hequr imuniteti dhe po hetohen. Me shumë vështirësi është vënë në rrugën e zbardhjes hetimi i vrasjeve. Opozita e ka mbështetur hetimit gjithëpërfshirës, ajo i është ofruar nga i pari tek i fundit me bindjen se nuk ka gjë për të fshehur. Qeveria nuk është simetrike me opozitën në këtë qëndrim. As Prokuroria nuk është ende simetrike ndaj palëve në hetimin e deritanishëm. Kryeminisitri Berisha dhe disa nga ministrat e tij kanë bërë veprime dhe deklarata të bujshme, që duhet të hetohen patjetër. Prandaj hetimi gjithëpërfshirës mbetet një sfidë e hapur. Po qëndrimi i ballancuar çfarë është? Çfarë kuptimi ka? Ata që e artikulojnë këtë qëndrim mund të shpjegohen para publikut se çfarë kanë në mendje. Unë po them një mendim timin. Qëndrim i balancuar do të thotë vënie në një plan e gurëve që hodhën në drejtim të policisë dhe kryeministrisë një pakicë e vogël demonstruesish të irrituar me plumbat luftarake që shtiu Garda e Republikës mbi vetë demostratën. Do të thotë vënie në një plan e dhunës me mjete rrethanore, pa dwme njerëzore dhe materiale të pariparushme, me vrasjen gjakftohtë e të pakthyeshme të katër demostruesve- Hekuran Dedës, Aleks Nikës, Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit- dhe plagosjen e mbi dhjetë të tjerëve, që të gjithë demostrues paqësorë. Do të thotë gjithashtu vënie në një plan e retorikës së konfrontimit të ndonjë aktori të veçantë opozitar, që nuk ishte retorikë e shefit të opozitës dhe shtabit të demonstratës, me gjuhën e plumbave në krahun tjetër.
Me fjalë të tjera do të thotë poshtërsi, çarje e logjikës dhe e qënies, siç do të thoshte De Mestre, s’ka rëndësi nga budallallëku apo ligësia. Sidomos tani, kur mbarë bota demokratike ka konstatuar dhe dënuar përdorimin shproporcional të dhunës nga ana e qeverisë shqiptare me 21 janar dhe kur hetimi gjithëpërfshirës e drejtësia kanë mbaruar punë me mbi njëqind pjeswmarrës në demostratë dhe kur asnjërit prej tyre nuk i është gjetur asnjë lloj arme dhe nuk i është marrë asnjë pohim se ishte thirrur për të ushtruar dhunë dhe kur ekspertiza e FBI-së ka ndriçuar në mënyrë të pakthyeshme krimin e vrasjes, duke shokuar të madh e të vogël me lehtësinë me të cilën është hapur zjarr në mish të gjallë njeriu dhe me guximin me të cilin është punuar për manipulimin e provave, pra, sidomos tani nuk mund të ketë një qëndrim të ballancuar për 21 janarin.
Vrasjet e 21 janarit janë realisht handikapi i paqes politike dhe shoqërore në këtë vend. E di shefi i partisë më të madhe të opozitës që mundohet të lëvizë në kafazin e marrëveshjeve dhe kompromiseve të domosdoshme për çwshtje të tjera, i vëtëdijshëm se plagët e 21 janarit janë kufiri i pakalueshëm dhe argumenti i panegociushëm, që nuk mund të shërohen veçse më një verdikt sovran, të plotë e përfundimtar të drejtësisë. E di edhe kryeministri, Sali Berisha, i cili, duke u kthjelluar me kalimin e kohës për jetët që humbwn panevojshëm para dritares së zyrës së tij kur demostrata po shpërndahej dhe për muret që ngritën ato vrasje mes tij dhe popullit të lirë të Shqipërisë, që është me shumë se partitë opozitare dhe partitë qeveritare të Shqipërisë, me siguri ëndërron ditën kur një degë ulliri të ngrihet mbi ato mure. Por ajo degë ulliri nuk mund të ngrihet nga harrimi i tragjedisë dhe nuk ka asnjë vlerë në një dorë që zgjatet për t’i bërë fresk zotit Berisha. 21 janari nuk mund të jetë monedhë shkëmbimi në asnjë lloj skenari politik.
Amabsador i SHBA-së, zoti Arvizu, ka folur sërish këto ditë për nevojën e një shërimi në lidhje me 21 janarin. Është një qasje dhe dëshirë fisnike padyshim, që jehon pozitivisht në traditën tonë shekullore, do thosha mjaft të përpunuar në këtë fushë. Unë do të doja ta lidhja dëshirën e tij me letrën që i ka shkruar familjes Nika në Lezhë me datën 9 shkurt të këtij viti, në të cilën ai shpreh mbështetjen e tij dhe të SHBA-së për zbardhjen e së vërtetës së 21 janarit. Kjo do të ishte. Kjo do të na duhej. Një shërim i mbështetur mbi të vërtetën, një paqe e mbështetur mbi drejtësinë. Verdiktet politike për përgjëgjësi të ballancuar të palëve nuk kanë asnjë mbështetje në realitetin e fakteve që janë parë, janë hetuar e po hetohen. Aq mw shumë jashtë realitetit janë ato, kur mendon se drejtësia nuk e ka thënë ende fjalën e vet për vrasjet.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com