Për Albulenën
Një ngjarje tejet e turpshme ka ndodhur në Kosovë. Hashim Thaci dhe Isa Mustafa po tundin si flamur të pushtetit të tyre të linjtat e një deputeteje të opozitës.
Një ngjarje tejet e turpshme ka ndodhur në Kosovë. Hashim Thaci dhe Isa Mustafa po tundin si flamur të pushtetit të tyre të linjtat e një deputeteje të opozitës. I janë vërsulur deputetes Albulena Haxhiu me shpresën se e kanë gjetur zgjidhjen si mund të shpëtojnë nga kriza dhe kaosi total në të cilin e kanë zhytur vendin. Në disa portale të tyre kanë çuar një grafi e cila është përhapur si epidemi në rrjetet sociale në gjuhën shqipe. Gjithnjë sipas këtyre portaleve të krijuara nga SHIK-u, Albulena Haxhiu e ka futur gazin lotsjellës në sallën e Kuvendit duke e mbajtur në organet gjenitale.
Lajmi sigurisht është i dyshimtë për sa kohë nuk është botuar në mediume serioze por në organet e policisë së fshehtë e cila akuzohet për një mijë e një të zeza që kanë ndodhur në Kosovë gati 20 vitet e fundit. Por le të hamendësojnë sikur lajmi është i vërtetë. Sikur gjatë ekzaminimit të deputetes së Vetëvendosjes e cila u çua me urgjencë në spitalin e Prishtinës mjekët të kenë konstatuar një gjë të tillë. Në këtë rrethanë, mjekut që i ka çuar Kadri Veselit e Hashim Thacit grafinë e Albulenës i duhet ti hiqet përjetësisht e drejta e ushtrimit të profesionit.
Urdhri i mjekut të Kosovës duhet të marrë një vendim të tillë sepse ai mund të jetë vetëm një spiun SHIK-u , por jo mjek. Duhet të kthehet andej nga ka ardhur sepse nuk bën as për xherah kuajsh. Ka shkelur në mënyrën më flagrante Urdhrin e Hipokratit. Që prej më shumë se dy mijë vjetësh në çdo pikë të globit, mjekët betohen veç të tjerash se do ruajnë fshehtësinë e të gjitha të dhënave të të sëmurëve që kurojnë.
Urdhri i Hipokratit ka funksionuar dhe në diktaturat më të egra.
Ky skandali që ka ndodhur më zonjën Haxhiu dëshmon gjendjen tribale në të cilën ndodhemi ne shqiptarët, që për pushtetin e tribusë dhe të partisë bëjmë barbari të tilla. Kjo dëshmon mënyrën oklute si funksionon Vetëvendosje. Do ishte më pak joburrërore sikur bombolën e gazit ta kishte future në mënyrë të tillë Albin Kurti apo Fisnik Ismali dhe jo një zonjë.
Ajo që është më e turpshme është qasja e portaleve online te Prishtinës, ku ca spurdhjakë që bëjnë trimin me të gjithë por rrinë si të dhjerë para Kadri Veselit për shkak të kaluarës së tyre (
askush nuk është aq i pasur sa të blejë të kaluarën e vet), apo shukut me para që marrin pas shantazheve që i bëjnë Thacit . Duhet të kenë pasur fëmijëri shumë të frustruar. Me këtë që i bënë Albulena Haxhiut dëshmuan se e vetmja dije që kanë nga feminiliteti është ajo që kanë mësuar duke kullotur lopët derisa Hashimi i zbriti në Prishtinë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.7%
-
Të gabuar
55.9%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshje PS-PD/ Kreshnik Spahiu: E harruan qeverinë teknike dhe mosbindjen civile! Teatër i dy aktorëve komikë
23 Janar, 21:20
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Thoma Gëllçi: Sherrin nuk e gjeta mes jush. Atë ua solla unë!
23 Janar, 20:41
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
Fushë-Arrëz/ 62-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Fan, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht (EMRI)
23 Janar, 20:20
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
Dimri është stina e tyre! Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që e adhurojnë të ftohtin
23 Janar, 19:55
-
Gjykata e Lartë marrëveshje me atë të Italisë: Do të ndikojë në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore
23 Janar, 19:47