TIRANE- Përçahet baza e Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës. Anëtarët e partisë nuk e duan më kryetarin e tyre për këtë qytet, Ardian Kollozi dhe kërkojnë që figurat e reja të partisë duhet të futen në skenë ose në të kundër, PD-ja nuk do të vij më në pushtet. Në një postin të faqes së Partisë Demokratike për qytetin e Vlorës në rrjetin social “facebook”, thuhet se drejtuesit e rinjë duhet të marrin fatin e partisë në dorë dhe se figurat e vjetra duhet të largohen. “Me atë që pashë në takimin e 23-vjetorit të themelimit të PD në Vlorë jam akoma dhe më i bindur që ne të rinjtë duhet të mblidhemi dhe të vendosim për fatin e kësaj partie në qytetin e Vlorës. I përbuz me neveri të gjithë servilat dhe servilet që nuk i ndaheshin kryetarit Lulzim Basha për asnjë moment.
Këto figura të pista që ne të gjithë i njohim duhen spostuar nga jeta aktive partiake me të gjitha mënyrat, përndryshe jam i bindur se kjo parti s’ka për të ardhur kurrë në pushtet”, thuhet në postimin në “facebook” duke lëshuar në mënyrë indirekte akuza ndaj drejtesit të PD-së në Vlorë, Ardian Kollozit. Këtij postimi të bërë nga faqa e PD-së në rrjetinin social iu bashkua edhe deputetja e PD-së, Liljana Elmazi e cila e komentoi këtë situatë të drejtuesve të PD-së në Vlorë si diçka protokollare. Në komentin e saj deputetja Elmazi shkruan: “Disa gjëra janë pjesë e protokollot dhe duhen respektuar”.
Shkrimi u publikua sot (14.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com