Ja postimi i saj i plotë në Facebook:
“Unë kam votuar për këtë Qeveri sepse kam besuar se: – do të anëtarësohemi në NATO – do të nisim negociatat për UE – do të realizojmë premtimet për barazi të plotë – do të rikthejmë vlerat e demokracisë – do të rivendosim sigurinë Por, gjatë gjithë kësaj kohe, Qeveria: – e izoloi vendin nga partnerët ndërkombëtarë – e rrënoi imazhin pozitiv të vendit – nuk tregoi asnjë respekt për parimet e bashkëqeverisjes etnike – pa ndalur e luftoi realizimin e Marrëveshjes së Ohrit – vendosi autoritarizmin në vend të demokracisë – refuzoi dialogun – rrënoi bashkëjetesën – prishi kohezionon e brendshëm Mjaft ishte. As qytetarët dhe as komuniteti ndërkombëtar nuk mbështet qeverisjen jodemokratike. Është koha për dorëheqje.”
Shkrimi i deputetes së BDI-së është postuar në Facebook ndërkohë që në Shkup zhvillohej protesta masive e thirrur nga opozita maqedonase për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, pas skandalit të përgjimeve dhe ngjarjes në Kumanovë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
