TIRANE- Shkarkimi i kryeinspektores së ILDKP Zana Xhuka një javë më parë nga Parlamenti ishte sërish shkak u i bojkotit të Komisionit të Ligjeve nga opozita, me përjashtim të deputetit të PDIU, Tahir Muhedini si dhe kreut të PDK, Nard Ndoka. Ndërkohë që Muhedini në fund të mbledhjes votoi pro draftit të sjellë nga Ministria e Drejtësisë “Për Policinë e Burgjeve”, votim ky që i bashkëngjitet atij të mbledhjes të mëparshme në këtë komision, ku deputeti i çamëve bashkoi votën e tij pro me mazhorancën. Edhe pse në rend të datës ishte parashikuar diskutimi i draftit të Ministrisë së Drejtësisë”, deputetët e opozitës u përqendrua edhe në çështjen e shkarkimit të kryeinspektores së ILDKP.
"Në një shtet ku nuk respektohet Presidenti i republikës, Parlamenti, ligji, Kushtetuta është e pamundur të respektohen liritë themelore të burgosurve. Unë mendoj që me kaq e mbyllim qëndrimin tonë këtu dhe u bëj thirrje dhe kolegëve të tjerë të opozitës të largohen "tha Strazimiri. Pas këtij qëndrimi deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja duke paralajmëruar qëndrim bojkotues në mbledhjen e radhës. Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj akuzoi opozitën për emërimin e Xhukës në shkelje të ligjit.
Drafti për burgjet
Gjatë fjalës së tij ministri i Drejtësisë, Nasip Naço shpalosi draftin duke u fokusuar më tepër te reformat kundër korrupsionit që duhet të bëhen te sistemi i burgjeve. Duke shpjeguar përpara deputetëve situatën në të cilën e gjeti këtë sektor, Naço theksoi se vetëm nga tetori i 2013-ës deri në janar të këtij viti janë sekuestruar 1300 celularë në ambientet e burgjeve si dhe janë konstatuar punonjës policie me shkollë ndërtimi e që punonin edhe si ndihmësmjekë.
"Nga muaji tetor deri në muajin janar janë konstatuar, bllokuar rreth 1300 celularë. Punonjës të policisë së djeshme, gjatë vitit elektoral kanë qenë edhe komisionerë. Besoj që me përmirësimet që do të bëjmë nuk do të ndodhi për asnjë palë. Por që punonjës në policinë e burgjeve me profesion ndërtues, kanë punuar mjek në këtë institucion",tha Naço.
Replikat
Strazimiri: Është e kot të bëjmë hipokritin, të besojmë këto përralla të thënë në relacion që realisht ka qenë thelbi dhe nisma për të bërë një ligj të mirë. Në një shtet ku nuk respektohet Presidenti i republikës, Parlamenti, ligji, Kushtetuta është e pamundur të respektohen liritë themelore të burgosurve. Ju po nëpërkëmbëni të drejtat dhe liritë e njeriut ashtu siç ndodhi me kryeinspektorin e ILDKP. Unë mendoj që me kaq e mbyllim qëndrimin tonë këtu dhe u bëj thirrje dhe kolegëve të tjerë të opozitës të largohen.
Xhafaj: Fokusohuni në ligj se s`ka lidhje Zana Xhuka me burgjet. Si ka as në hetim të pasurisë.
Strazimiri: Vazhdoni vetë. Flisni dhe për burgun e Spaçit. Ne do mbrojmë Kushtetutën
Xhafaj: Ta kishit mbrojtur Kushtetutën kur e emëruat në shkelje të saj zonjën në fjalë. Rasti i zonjës Xhuka nuk mund të jetë rasti i dëmtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë.
Shkrimi u publikua sot (27.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com