Përçahet PD Vlorë, Meminaj:
Basha abuzoi me këshilltarët

Përçahet PD Vlorë, Meminaj:<br />Basha abuzoi me këshilltarët
VLORË - Partia Demokratike përçahet në prag të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Kreu i PD së Vlorës Moisi Meminaj shpreh pakënaqësinë për listat e këshillave bashkiakë. Meminaj shkruan në rrjetin social Facebook se janë bërë abuzime me renditjen e emrave.

Akuza e ngritur Meminaj e mbështet në faktin se ka marrë shumë telefonata dhe mesazhe nga shumë persona kandidatë potencialë për në këshill, që nuk janë përfshirë. Për këtë gjë Meminaj shprehet se i ka kërkuar kryesisë së PD sqarime, për të cilën do të organizojë një takim me strukturat në Vlorë për të sqaruar edhe pozicionin e tij në këtë situatë. 

Kreu i PD-së në Vlorë shkruan: “Prej disa ditësh kam marrë ankesa nëpërmjet telefonit dhe mesazheve të shumta nga shumë persona kandidatë potencialë, jo të përfshirë në listat e këshillave bashkiakë në Bashkinë Vlorë, Selenicë dhe Himarë, me të drejtë në cilësinë kryetarit të degës jam munduar për ti sqaruar mbi situatën aktuale dhe njëkohësisht kam informuar instancat më të larta për të marrë një përgjigje. Personalisht e kam përjashtuar vetveten nga listat për ti dhënë mundësi të tjerëve që e meritonin, por jo me mendimin se do të abuzohej. Brenda javës do thërras një takim të zgjeruar për të sqaruar pozicionin tim mbi këtë situatë. Përpara të bashkuar drejt fitores!”.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër