Përçahet Serbia, Djordjevic: Fajtorë
për dhunën me Shqipërinë, tifozët

Përçahet Serbia, Djordjevic: Fajtorë<br />për dhunën me Shqipërinë, tifozët
Kombëtarja serbe ndodhet në momentet ndoshta më të vështira në historinë e saj. E ndërsa pritet vendimi i Apelit për incidentet në Beograd për ndeshjen me Shqipërinë, u shkarkua trajneri holandez Advoccat pas humbjes me Danimarkën, ndërsa sulmuesi Filip Djordjevic ka deklaruar largimin nga kombëtarja.

Talenti i ekipit të Lacios ka shpjeguar vendimin për të mos luajtur më me kombëtaren, teksa ka fajësuar edhe tifozët për ngjarjen me Shqipërinë. "I thashë lamtumirë ekipit sepse nuk jam lojtar që shkoj për të luajtur në një miqësore për vetëm dy minuta.

Jam i pakënaqur me të gjitha gjërat që ndodhën më kombëtaren. Ne nuk mund të kualifikohemi në ndonjë garë të madhe më të tillë tifozë. Ne mund të kishim pasur maksimumin e pikëve ndaj Shqipërisë, por tifozët nuk na lejuan këtë" ka thënë Djordjevic.

Advoccat: Shqipëria me rrënoi mua dhe Serbinë

Dik Advoccat vazhdon që të mallkojë Shqipërinë për largimin e tij nga Serbia. Në një intervistë për mediet holandeze ai është shprehur se tatëpjeta dhe rrëzimi i skuadrës së tij erdhi në ndeshjen me Shqipërinë.
 
“Në turne të tillë kualifikues gjithmonë duhet të fitosh ndeshjet brenda në shtëpi që të shkosh në finale. Po luanim ndaj Shqipërisë dhe ja ku del një dron me një flamur shqiptar dhe ndryshon gjithçka. Ishte një provokim. Sigurisht që nuk e bënë serbët. Për më tepër që ne donim të luanim.

Por në fund na u dhanë dhe u hoqën tre pikë. Gjithsesi kjo histori është jo logjike. Ne apeluam por në fund duhet të luanim me dyer të mbyllura. UEFA na bëri një padrejtësi por Shqipëria më rrënoi mua dhe Serbinë” tha Advoccat.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë