SHBA-Në Kenneth City të SHBA-ve- një familje shqiptare shpërtheu në dhunë kur u vra një person dhe u plagosën 2 të tjerë, ndërsa hakmarrja mendohet të jetë shkaku. Sipas zyrës së Sherifit në Pinellas County, ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në zonën 4806 58 St, ndërsa i vdekuri është identifikuar si Gjon Hila, 38 vjeç, i cili ka jetuar rreth katër kilometra larg shtëpisë ku u gjet pa jetë, në zonën 6351 18 St N., Shën Petersburg. Hila është shfaqur në shtëpi rreth orës 08.00 dhe qëlloi mbi Tonin Patin, 52 vjeç dhe Gëzim Rragallën, 38 vjeç, i cili jeton aty pranë në zonën 5790 60- Ave. N. Pastaj djali i Tonin Patit, 28-vjeçari i quajtur Elton, i cili banonte pas shtëpisë së të atit, sapo kishte dëgjuar të shtënat, erdhi direkt aty dhe vrau Hilën.

Ky është sqarimi i zëdhënëses së sherifit Cecilia Barreda. Tonin Pati dhe Rragalla u transportuan në spitalin Bayfront Medical Center, në gjendje të rëndë për jetën. Zëdhënësja Barreda tha se vrasja ishte rezultat i një grindjeje të vazhdueshme midis fiseëve Hila dhe Pati, pasi në Shqipëri ata janë në gjak me njëri-tjetrin, çka do të thotë se gjakmarrja i përndjek familjet kudo që të shkojnë.

Banorët thanë se familja Pati vjen nga Shqipëria dhe ka jetuar në SHBA prej rreth 15 vitesh. John Klapp, 40 vjeç, një punëtor i zonës tha se ishte pak para se të errej, kur dëgjoi dikë duke trokitur në derën e ti dhe i kishte thënë: "Më kanë qëlluar, mund të lajmërosh 911-ën”. Më pas amerikani nxitoi të shkonte në shtëpinë e familjes Pati. “Nuk i kuptoja, flisnin gjysmë shqip, kishte fëmijë rrotull dhe një grua vetëm ulëriste”-tha për policinë 40-vjeçari që kishte parë skenën makabër.
 
Shkrimi u publikua sot (25.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)