Për herë të parë database online
mbi partitë e zgjedhjet në Shqipëri

Për herë të parë database online<br />mbi partitë e zgjedhjet në Shqipëri
Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) vjen me një projekt të ri: për herë të parë një database publike falas për jetën politike prej vitit 1991. Në këtë portal janë afishuar për herë të parë vendimet miratuese në gjykata të secilës parti, programet dhe statutet përgjatë viteve 1991-2016, zgjedhjet brenda partive dhe rregullat e funksionimit të tyre, kushtetutat dhe vendimet mbi partitë.

Aty do të gjenden edhe studimet profesionale mbi partitë dhe modelet referuese të njëjta në partitë shqiptare në Kosovë e Maqedoni, si dhe në partitë politike në shumicën e vendeve evropiane. Shumica e dokumenteve nuk disponoheshin as nga vetë partitë politike, - ISP arriti t’i sigurojë përmes arkivave në gjykata dhe institucione, përmes arkivave e dëshmive personale të ish protagonistëve, si dhe përmes arkivit të shtypit të kohës.

Për herë të parë bëhen publike të dhëna të detajuara mbi ecurinë e dokumenteve politikë të secilës parti politike, si kanë ndryshuar rregullat e funksionimit të tyre, si kanë ndryshuar programet dhe si janë zhvilluar zgjedhjet brenda-partiake për kryetarët, kryesinë apo këshillin kombëtar. Database është një fazën e parë të plotësimit me të dhëna (janë hedhur 40% e të dhënave që disponojmë) dhe në vazhdimësi do të pasurohet më tej. Në fazën e dytë të projektit do vijohet me analiza krahasuese mbi të dhënat që disponohen në faqe dhe të dhëna krahasuese me rajonin dhe modelet e ndryshme evropiane.

Projekti është realizuar falë mbështetjes direkte të Fondacionit gjerman “Fridrich Ebert”, i cili realizoi më 2014 të parin studim serioz mbi demokracinë e brendshme në partitë politike (PS, PD, LSI). Projekti ka gjithashtu edhe të Fondacionit tjetër gjerman “Konrad Adenauer”, i cili ka dhënë mbështetje për ISP në lidhje edhe me memorien ndaj të kaluarës, qeverisjen lokale, etj. 

Realizim i Institutit të Studimeve Politike dhe një ekipi ekspertësh nën drejtimin e politologut Afrim Krasniqi.
 
Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin