Për herë të parë deputete,a është
penduar Pampuri? Ja si përgjigjet

Për herë të parë deputete,a është<br />penduar Pampuri? Ja si përgjigjet<br>
Deputetja e PD, Oriola Pampuri, e cila mori mandatin në zgjedhjet e 25 qershorit, tregoi momentin se kur është penduar për detyrën e saj. Në studion e Report Tv, në emisionin ‘Rreze Dielli’, Pampuri tha se kur Rama flet në foltoren e Kuvendit me paragjykime, me një gjuhë vulgare, pendohet që e ka pranuar detyrën e deputetes.

“Kur Rama paragjykon e flet për këdo, kur është në foltore, pendohen që e kam pranuar detyrën e deputetes. Se si unë kam arritur aty e di unë dhe familja ime. Kur të vjen dikush dhe të flet me një gjuhë vulgare, në jetën e përditshme nuk do të qëndroje me një njeri të tillë, por aty je e detyruar për të çuar deri në fund misionin tënd. Vetëm për këtë qëndroj në Kuvend, unë jam rritur me një kulturë dhe situatë tjerët, nuk jam mësuar me të tillë sjellje, me atë lloj mënyre, me atë fjalor, më vjen keq”, tha Pampuri.

Ndërsa foli shkurtër dhe për protestën e 27 janarit, teksa tha se opozita është shumë e përgatitur.

“Jemi shumë të përgatitur. Sapo të largohen nga këtu unë do të nisem për Kavajë, Rrogozhinë, për takime. Janë të rinj, që na thonë ‘nëse na jepni mundësinë, ikim që tani’”, përfundoi deputetja. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane