Përballja me Spiropalin
gjykata rrëzon Meidanin
Denion Meidani djali i ish-presidentit të Republikës Rexhep Meidani ka humbur betejën ligjore kundër drejtoreshës së Doganave Elisa Spiropali.
TIRANE- Denion Meidani djali i ish-presidentit të Republikës Rexhep Meidani ka humbur betejën ligjore kundër drejtoreshës së Doganave Elisa Spiropali. Në 30 dhjetor, gjykata Administrative ka vendosur të rrëzojë padinë civile të bërë në gjykatë kundër Elisa Spiropalit, duke e akuzuar këtë të fundit për pezullim të padrejtë nga puna. Për këtë çështje Meidani kishte kontaktuar me dy avokatë të cilët e përfaqësonin në gjyqin kundra vendimit të drejtoreshës së doganave Spiropali. Një muaj e gjysëm pas padisë së tij në gjykatën Administrative djali i ish-presidentit Rexhep Meidani,Denion Meidani është rrëzuar nga kjo gjykatë, pasi kishte kundërshtuar thyerjen e afateve për kthimin e një përgjigje për pezullimin nga detyra si drejtor i Departamentit të Antikontrabandës në Administratën Doganore.
Prej datës 12 tetor Denion Meidani vazhdon të jetë i pezulluar edhe pse sipas tij ka një VKM që rregullon pezullimin dhe ka një afat 15 ditor për një vendim përfundimtare. Ndërkohë që gjykata ka vendosur të rrëzojë kërkesën sepse e konsideroi pezullimin si akt të ndërmjetëm dhe duhet pritur afatet përfundimtarë nga drejtoria e doganave, për t`iu drejtuar më pas gjykatës. Ndërkohë që Meidani vazhdon të pretendojë së qëndron i pezulluar në kundërshtim me afatet ligjore. Në 12 tetor të vitit që kaloi drejtoresha e doganave Elisa Spiropali vendosi të pezullojë Denion Meidanin nga detyra, për shkelje të etikës, pasi kishte dekonspiruar një aksion të doganave.
Përplasja e drejtorëshes së Doganave dhe djalit të ish-presidentit Rexhep Meidani, i pezulluar nga posti si shef i Antikontrabandës vijoi disa ditë, por me anë të letrave publike. Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, në një letër drejtuar publikut ka shpjeguar arsyet e pezullimit të Denion Meidanit ish-shefit të antikontrabandës doganore. "Denion Meidani është pezulluar nga detyra për paaftësi, mungesë profesionalizmi, dëmtim të imazhit të institucionit’, sqaron Spiropali. E. Qyno
Shkrimi u publikua sot (11.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
78.5%
-
Jo
18.1%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 618
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Do vrisnin Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, GJKKO dënon me nga 11 vite burg Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin
10 Janar, 13:45
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren
10 Janar, 13:34
-
SPAK nxjerr blof Berishën, asnjë dosje për deputetin Pandeli Majko në Prokurorinë e Posaçme
10 Janar, 13:26
-
Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh
10 Janar, 13:24
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
10 Janar, 13:08
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin (VIDEO)
10 Janar, 12:54
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49