Përcaktohen 4 gjysmëfinalistët
Partizani dhe Tirana jashtë Kupës

Përcaktohen 4 gjysmëfinalistët<br />Partizani dhe Tirana jashtë Kupës
Skënderbeu, Kukësi, Flamurtari dhe Laçi janë 4 ekipet që janë kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë duke vazhduar garën për finalen dhe trofeun. Partizani nuk ka mundur që të realizojë kthesën e madhe në Tiranë përballë Laçit duke u eliminuar.

Të kuqtë fituan 1-0, por nuk shkuan më tej duke u eliminuar, pasi Laçi kaloi në gjysmëfinale, pasi ruajti avantazhin e dy golave të Xhejms në ndeshjen e parë në shtëpi.

Ndeshja në ‘Qemal Stafa’ ishte e tensionuar deri në fund, pasi goli i Sukajt në të 64’ u dha shpresë të kuqve për shtesën, por anulimi i golit të Racic në të 79’ për pozicion jashtë loje dhe shtylla nderojnë Laçin që mbron titullin edhe këtë raund duke vazhduar më tej, ndërsa Partizani mbetet në frontin e vetëm, që është titulli në kampionat.

Pas ndeshjes Agostineli akuzoi arbitrat për golin e anuluar të serbit, teksa rrezikon bankinën më shumë se kurrë pas nisjes së keqe. “Jam shumë i zhgënjyer dhe më vjen keq. E meritonim kualifikimin për atë që treguam në fushë. Faktorët e jashtëm na penguan”tha ai.

Ndërsa sulmuesi shkodran Sukaj beson se ndaj Partizanit ka një komplot. “Që pas penalltisë në  Pukë, duket se kanë ndryshuar, nëse do të kishte qenë një skuadër tjetër dhe jo Partizani, do të ishte akorduar një penallti në momentin e prekjes me dorë në barrikadën e Laçit.

Goli i anuluar Racic, kam përshtypjen se nuk e kam prekur topin, sepse po ta kisha bërë, do ta dërgoja në rrjetë”theksoi ai. Skënderbeu bën detyrën në shtëpi edhe pse pa tifozë duke mundur Vllazninë pa trajnerin Cungu në stol.

Ekipi i Josës iu fal dy golave të Renatinjos dhe Xhejms në fitoren 2-1 duke bërë të pavlefshëm golin e shënuar nga Marku. Ndeshja e parë e zhvilluar në Shkodër përfundoi 0-0.

Fitore dramatike e Kukësit në shtëpi përballë bregdetarëve të Maganit 2-0 duke shpëtuar teknikun Duro dhe gjobat pas paralajmërimeve, pasi objektivi i vetëm për verilindorët e Gjicit është trofeu i dytë, pasi në Superiore thuajse gjithçka ka mbaruar.

Golat e Shametit dhe Malotës në fund vendosën fatin e kualifikimit duke zhvlerësuar humbjen në Durrës 1-0 ndaj Teutës. Për Duron përmbysja dhe kualifikimi ishin të merituar, ndërsa Magani konteston vendimet e gjyqtarëve.

Ndeshje e fortë u zhvillua edhe në ‘Selman Stërmasi’ aty ku Tirana nuk arriti që të mbante fitoren e Vlorës, pasi u mund në shtëpi nga Flamurtari 1-2.

Flamurtari kualifikohet falë golit në fushë kundërshtare pasi kishte humbur 1-0 në shtëpi dhe mban gjallë shpresat për trofeun që shpëton sezonin ndërsa Tiranës që pëson humbjen e parë pas 9 ndeshjesh i mbetet të mendojë vetëm për kampionatin.
 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të