Përcillet Tërshana, artistët apel
shtetit: U harrua ikona e kulturës

Përcillet Tërshana, artistët apel<br />shtetit: U harrua ikona e kulturës
TIRANE- “…Brenda kornizës së qiellit të kaltër hyri një degë e bajames e mbushur me lule të bardha…. Me tingujt e këngës “Erdh Pranvera” është përcjëllë drejt banesës së tij të fundit, artisti i mirënjohur Tonin Tërshana.

Osman Mula, regjisori i festivalit të këngws në RTSH e Kujton Toninin si një nga zërat më brilantë krahas Vaçe Zelës. “Një nga këngëtarët me vlera që qëndronte me këmbë në tokë, pa lëvizur si Vacce Zela, sepse forcën e kishte zëri i tij”. Mula foli edhe për faktin që ai u harrua në këto 25 vjet. Sipas tij “po harrohen ikonat e artit, artistët e galerisë dhe po merr vrull kultura e bulevardit”. Kompozitori Enver Shëngjergji u shpreh se “ka qenë një nga zërat më brilantë të këngës shqiptare”.

Krybashkiaku Erion Veliaj tha se “dita e sotme është shumë e dhimbshme për largimin e njw njeriu që dhuroi vetëm gëzim”. Justina Aliaj një bashkëdhëtare e festivalit të këngës, u shprehur se Tonin Tërshana është brilanti i kësaj toke me atë vokal fantastic. Ajo foli apeloi edhe për lënien jashtë skenës të talentit Tërshana.

“Ne si shoqwri duhet të higjenizojmë ndërgjegjet tona dhe të kthejmë sytë nga ikonat që i kanë dhënë artit e kulturës. Tërshana nuk humbi shumë me lënien në harresë, atdheu ynë humbi më shumë”, tha Aliaj. Françesk Radi e këngëtarë të tjerë të njohur çmuan talentin e Tonin Tërshanës. Ndërsa ministrja Mirela Kumbaro u shpreh “se i jemi në borxh artistit…” Pas zhvillimit të homazheve, fjalën e lamtumirës e tha Justina Aliaj. Pastaj arkivoli i mbuluar me lule me trupin e pajetë të këngëtarit Tonin Tërshana u nis me këngë e duartrokitje drejt varrezave të Tufinës.  

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror