Përdhoset busti i Skënderbeut në
Kaçanik, video e autorëve në internet

Përdhoset busti i Skënderbeut në<br />Kaçanik, video e autorëve në internet
Dy persona janë arrestuar pasi kanë përdhosur bustin e Gjergj Kastriot Skënderbeut i vendosur në oborrin e gjimnazit të Kaçanikut. Një 4-0-vjeçar me inicialet J.V dhe një 37-vjeçar me inicialet A.B kishin postuar në rrjete sociale një video ku duken teksa përdhosin bustin e heroit kombëtar.

Ata janë arrestuar për veprën penale nga neni 147 i Kodit Penal të Kosovës “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor apo fetar”.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, me urdhër të prokurorit të Shtetit, kanë bastisur banesat e të dyshuarve dhe kanë konfiskuar një kompjuter dhe një telefon celular”, bën me dije Policia e Kosovës në rajonin e Kaçanikut.

Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri