Përdhunimet armatosin gjermanët
...dhe një deklaratë 'bomb' e imamit

Përdhunimet armatosin gjermanët<br />...dhe një deklaratë 'bomb' e imamit
Gjermanët po armatosen. Pas ngacmimeve seksuale natën e ndërrimit të viteve në Këln e disa qytete të tjera gjermane, nëpër dyqanet e armëve ka pasur një fluks të lartë kërkesash.
 
Po ashtu kërkesa të shumta ka pasur edhe për pistoleta paralizuese, sprajte djegës apo sende të tjera për vetëmbrojtje. 
 
Ngacmimet e qindra vajzave nga emigrantët kanë sjellë zemër dhe urrejtje në mes të popullatës gjermane. Ndërsa autoritetet janë të treguar të kujdesshëm në këtë çështje pasi i druhen shpërthimit të ndonjë konflikti.
 
Ndërkohë një deklaratë provokuese ka ardhur nga një imam në Këln.
 
“Duke hedhur parfum në trup, gratë e Këlnit kanë provokuar sulmet ndaj tyre në mbrëmjen e Vitit të Ri”, ka deklaruar Sami Abu-Yusuf, imami i qytetit gjerman.
 
 “Një nga motivet që burrat myslimanë përdhunojnë apo shqetësojnë gratë, vjen nga mënyra se si ato janë veshur. Kur dalin xhiro gjysmë të zhveshura dhe të parfumosura, ndodhin gjëra të tilla. Është si të hedhësh vaj mbi zjarr”, ka thënë ai.
 
Nga të dhënat e autoriteteve gjermane mbi 500 femra janë ngacmuar seksualisht natën e ndërrimit të viteve në Këln.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin