Përdhunimi, burri i tezes
mashtron 15-vjeçaren për trafikim

Përdhunimi, burri i tezes<br />mashtron 15-vjeçaren për trafikim
Në 21 janar 2012 një makinë tip "Audi" shëtiste në një lagje të Paskuqanit. Brenda saj ishte një burrë i moshës 40-vjeç. Duke kaluar ai pa një vajzë 15 vjeçare. E njohu menjeherë, pasi ajo ishte mbesa e ish- gruas së tij. Ndaloi makinën, hapi xhamin dhe i foli në emër. Vajza ktheu kokën dhe pa ish-burrin e tezes. Ai e ftoi për në apartamentin e tij, duke i thënë se ishte dhe motra e tij dhe i tha që ajo t'i vizitonte për darkë. Duke qenë se e mitura ishte shoqe e ngushtë me motrën e autorit pranoi të hipte në makinë dhe të shkonte në apartament. Sapo mbërritën 40- vjeçari mbylli derën e jashtme, ndërsa më pas e tërhoqi vajzën prej flokësh duke e shtyrë drejt dhomës së gjumit ku ishte dhe krevati.

Ai ishte çasti më i tmerrshëm për të miturën, e cila u detyrua të kryente marrëdhënie pa dëshirën e saj. E gjithë skena zgjati rreth dy orë ndërsa nga ana tjetër vajza qante me dënesë ngjarjen që kishte përjetuar. Ish-burri i tezes e thirri të ishte afër saj dhe e paralajmëroi që ajo mos ta hapte gojën dhe mos të fliste me askënd. E tronditur dhe në kushte të vështira e mitura është shoqëruar në shtëpi nga burri monstër, ndërsa më pas ka hyrë në banesën e saj. Ajo s'foli me askënd. Madje as me të ëmën e saj. Kontaktonte nëpërmjet telefonit të shoqes me mashkullin që e kërcënonte se ajo duhet të ishte e disponueshme sa herë që ta thërriste ai.

Një ditë tjetër ai e mori në telefon për ta çuar sërish në banesë. 15-vjeçarja kishte afro dy ditë që ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. I kërkoi personit në fjalë që ta çonte në spital se nuk ndihej mirë, ndërsa ai refuzoi. Rrugës, duke ecur në makinë e kërcënonte me pistoletë duke i thënë se ajo s'duhet të fliste me askënd, aq më tepër t'i tregonte që kishin kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Për ta marrë më afër i akuzuari i premtoi se do ta çonte jashtë shtetit të punonin të dy dhe ta ndërtonin jetën së bashku. Sipas tij vajza do të punonte vetëm dy orë dhe do të fitonte para të mjaftueshme që të jetonin të lumtur. Pas disa ditësh e ëma e saj e merr vesh të vërtetën dhe merr në telefon të bijën duke i thenë çfarë i kishte ndodhur. E trembur nga e ëma e saj 15-vjeçarja kontakton me ish-burrin e tezes dhe i thotë që gjithçka u zbulua. Ai e ftoi sërish në banesën e tij dhe e ka mbajtur rreth tre ditë të izoluar. Para se të largohej nga shtëpia vajza la një letër për familjen e saj: " Mami mos më kërkoni se është e kotë".

Pas tre distësh vajza vjen në banesë dhe e përlotur i rrëfen historinë e trishtë nënës së saj. Të dyja së bashku me tezen kanë shkuar në polici për të denoncuar 40-vjeçarin i cili kishte abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren, me qëllim trafikimin e saj për jashtë shtetit. Pas marrjes së denoncimeve Inspektorët e antitrafiqeve kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit. Sipas burimeve policore i akuzuari jetonte në një apartament i vetëm dhe po punohetpër kapjen e tij. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi