Një homoseksual nga qyteti i Lushnjës me inicialet I.V është dënuar në 2006 nga gjyakta e Fierit me 18 vjet burg pasi mendohet se ai ka kryer marëdhënie seksuale me të miturin nga Fieri me iniciale V.Gj. Me këtë vendim ai nuk është pajtuar duke pretenduan në pafajësinë e tij dhe për pasojë ka bërë apelimin e vendimit, por gjykata e Apelit Vlorë e ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Duke pretenduar se ai është dënuar vetëm për prirjen e tij homoseksuale, shtetasi nga Lushnja me inicialet I.V i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, por në fakt ky recurs nuk është pranuar dhe për pasojë nëpërmjet avokatit të tij ligjor, I.V është ankuar në Gjykatën Kushtetuese. Në argumentin që ai shton para gjykatës thuhet se i është cënuar e drejtathemelore e barazisë para ligjit të sanksionuar në nenin18 të Kushtetutës dhe në nenin 14 të KEDNJ-së. Kjo për shkak se ai është ndaluar, arrestuar, proceduar, gjykuar e më pas dënuar për veprën penale të kryerjes së marrëdhënievehomoseksuale medhunë me të mitur, jo mbi bazën e vlerësimit të plotë e të gjithanshëm të provave, por nisur nga vlerësime diskriminuese, të bazuara mbi njohuritë për orientimin e tij seksual.

SHKRESA E POLICISË
Fakti i prirjeve homoseksuale të kërkuesit detyrimisht do të evidentohej shpesh gjatëprocesit penal për shkak të veprës penale për të cilin ai është akuzuar gjykuar dhe dënuar, por në asnjë rast ky fakt nuk është vënë në dukje apo përdorur me qëllim diskriminimi. Shkresa që Komisariati
i Policisë Fier i ka dërguar Prokurorisë së Rrethit, të cilën kërkuesi e paraqet siprovë, nuk ka asnjë nuance diskriminimi. Kjo shkresë pasqyron përmbajtjen e një informacioni nga burime konfidenciale që detyrimisht duhetpasqyruar ashtu siç ështëdhënë nga burimi “se në atë zonë, atë ditë në atë lagje dhenë ato orë është parë të lëvizte një shtetas homoseksual nga qyteti i Lushnjës”, informacion që ka rezultuar i saktë sepse prirjet homoseksuale tëkërkuesit kanë qenë të njohura edhe nga persona të tjerë.

PARIMI I BARAZISË
Parimi i barazisë, i parashikuar në nenin 18 të Kushtetutës, kërkon që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë përpara ligjit, jo vetëm në të drejtat themelore të parashikuara në Kushtetutë, por edhe në të drejtat e tjera ligjore.
Respektimi i parimit të barazisë kërkon, ndër të tjera, mosdiskriminimin e shtetasve dhe grupeve, në kushte të njëjta, pa arsye të përligjura. Gjykata referuar materialevetë dosjes gjyqësore vëren se kërkuesi gjatë gjykimit të zakonshëmka ngritur pretendiminse pa u formalizuar proceduralisht arrestimi apo ndalimi i tij si dhe pa iu komunikuar akuza apo shkaku i ndalimit, pa iu bërë e njohur asnjë e drejtë, as e drejta për mbrojtje, kërkuesi i është nënshtruarveprimit procedural të “njohjes së personit”. Nisur nga këto kushte Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë kërkesën e homoseksualit me inicialet I.V dhe të kthejë dosjen për gjykim në Gjykatën e Lartë. Gjykata, referuar natyrës së gjykimit kushtetues të kërkesave individuale, thekson qëndrimin e saj se kontrolli i respektimit të standardeve
kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, është funksion edhe I gjykatave të zakonshme, e aq më tepër i Gjykatës së Lartë. Prandaj Gjykata e Lartë për pretendimet e ngritura nga kërkuesi duhet të mbante një qëndrim të shprehur lidhur me to, nëfunksion të rolit të saj në kontrollin dhe respektimin e standardeve kushtetuese nga gjykatat më të ulëta. Për rrjedhojë, Gjykata Kushtetuesevlerëson se vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë është
rezultat i një procesi të parregulltligjor dhe si i tillë duhet të shfuqizohet.

(aq/shqiptarja.com)