Përfaqësuesit e LGBT në vendin tonë shprehen se kanë besim që shqiptarët nuk do të ndikohen nga deklarat e dhunshme dhe do i kuptojnë për paradën e 17 majit.
Debati që ka përfshirë vendin tonë iu duket i tepruar apo shenjë që shqiptarët po fillojnë ta pranojnë këtë komunitet, pavarësisht deklaratave kundër?
Debatet janë procese që përfshijnë shumë grupe dhe shumë këndvështrime. Ne mendojmë se është gjithsesi pozitiv dhe se do i shërbejë shumë qytetarëve për të reflektuar mbi të drejtat e njeriut dhe lirinë e tyre për tu shprehur lirshëm dhe për të kontribuar në shoqëri si gjithë të tjerët. Ne besojmë se qytetarët shqiptarë do arrijnë ta pranojnë komunitetin LGBT sepse ky komunitet ndodhet kudo në shoqërinë shqiptare dhe po jep kontribut për zhvillimin e vendit tonë po aq sa çdo grup tjetër. Por kjo do kërkojë kohë.
Si do ta komentonit deklaratën e mbrëmshme të përfaqësuesit të legalitetit Murat Basha? A mendoni se deklarata nga njerëz publik dhe në publik nxisin një klimë negative ndaj LGBT?
Çdo deklaratë që shkon kundër principeve themelore të të drejtave të njeriut, lirisë së tij për tu shprehur, mbledhur dhe manifestuar, etj është një shkelje flagrante e lirisë së tjetrit, dhe asnjë qytetar shqiptar nuk ka të drejtë të privojë shqiptarët e tjerë nga kjo liri. Çdo qytetar që kërcënon dhe shpif ndaj një grupi qytetarësh tjetër mban përgjegjësi morale dhe ligjore në bazë të ligjeve në fuqi. Ne besojmë se njerëzit publike luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e perceptimit publik, dhe kemi besim të jashtëzakonshëm tek urtësia dhe gjykimi i shëndoshë i popullit shqiptar që traditat e tolerancës dhe respektimit i ka në themel të identitetit të vet.
Pas deklaratave të tilla në media nga njerëz që shkojnë edhe në ekstreme ju a do merrni pjese në manifestimin kundër homofobisë më 17 maj?
17 Maji do të jetë një ditë e qetë në të cilën njerëz të shoqërisë civile, aktivistë, qytetarë të thjeshtë do kenë mundësi të dërgojnë mesazhe paqeje edhe tolerance. Ne nuk po kërkojmë të provokojmë shoqërinë shqiptare e as ta shqetësojmë atë. Kërkesa është shumë e thjeshtë: një shoqëri demokratike ka protestën, aktivizimin dhe pjesëmarrjen në themelet e saj kështu që ne thjesht do të ushtrojmë këtë të drejtë. Nuk do të jetë asgjë e ekzagjeruar dhe nuk do fyejë askënd.
A nuk keni frikë se pjesëmarrja në këtë aktivitet do ju identifikojë si pjesë e komunitetit lgbt dhe mund të viheni në qendër të sulmeve?
Ne nuk besojmë se qytetarët shqiptarë janë njerëz ekstremë, përkundrazi në 20 vjet kemi treguar se dimë të sakrifikojmë shumë për të drejtat tona, për fëmijët tanë për zhvillimin e Shqipërisë. Qytetarët shqiptarë janë qytetarë evropianë dhe do e vërtetojnë edhe në datën 17 Maj.
/Shqiptarja.com