“Përgënjeshtrojmë kategorikisht të tilla deklarata. Ne i gjykojmë si të pabaza. Kjo nuk është tjetër përveç se vazhdimësia e një fushate rusofobe”, deklaroi për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
Britania e Madhe akuzoi sot qeverinë ruse, veçanërisht ushtrinë ruse si përgjegjëse të këtij sulmi që preku mijëra komjutera në vitin 2017.
Mes kompanive të prekura bënin pjesë kompania ruse e naftës “Rosneft”, transportuesi detar danez “Maersk”, laboratori farmaceotik amerikan “Merck”, kompania franceze e materialeve të ndërtimit “Saint-Gobain” si dhe kompaniapublicitare britanike “WPP”.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com