BUENOS AIRES – Përfaqësuesi i kombëtares argjentinase në futboll dhe lojtari i Manchester United, Angel Di Maria është përzgjedhur si lojtari më i mirë i vendit dhe në këtë mënyrë përfundoi dominimin shtatë vjeçar të bashkëlojtarit nga kombëtarja dhe yllit të Barcelonës, Lionel Messi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat argjentinase raportojnë se Di Maria u zgjodh si lojtari më i mirë i Argjentinës në vitin 2014. Ky çmim për shtatë vite me radhë i ka takuar kapitenit të kombëtares Messit. Për futbollistin më të mirë të ligës argjentinase është zgjedhur lojtari i Velez Sarsfield Lucas Pratto.
Di Maria deri në fund të sezonit të kaluar luajti në klubin spanjoll Real Madrid, me të cilin vitin e kaluar fitoi titullin e Ligës së kampionëve dhe Kupën e mbretit në Spanjë, ndërsa në fanellën e kombëtares mblodhi simpati me performancë të mira në Botërorin në Brazil. Në fillim të sezonit për 75 milionë euro kaloi në Mancherster United.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA