Dhoma e përfaqësuesve ka votuar me 240 vota pro dhe 186 kundër buxhetiti i cili parashikon një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes dhe atyre të brendshme prej 300 miliardë dollarësh. Ndërkohë që në dhomën e përfaqësuesve ishte e nevojshme edhe mbështetja e demokratëve për kalimin e buxhetit.
Mbyllja e qeverisë amerikane ishte e dyta brenda këtij vitit, ndërkohë që kjo e fundit zgjati më pak se 24 orë. Senati aprovoi projektbuxhetin në orët e para të mëngjesit të së premtes pas senatori republikan Rand Paul, pengoi marrëveshjen për tu mbyllur në afatin e përcaktuar.
Gjatë ditës së enjte dhe orët e para të ditës së premte, negociatorët e Kongresit punuan për të mbeldhur sa më shumë vota për të kaluar projektbuxhetin, i cili do të thotë vazhdimin normal të punës në të gjithë administratën amerikane.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com