Përfundon procesi i vlerësimit për
mësuesit, pas 10 ditësh rezultatet

Përfundon procesi i vlerësimit për<br />mësuesit, pas 10 ditësh rezultatet
TIRANE - Ka përfunduar procesi i vlerësimit për 4 mijë mësues që ju nështruan testimit në 27 prill, për  dijet që ata zotërojnë. Sipas MASH pas dhjetë ditësh  vlerësimi do të bëhet publik.

"Ky është një kualifikim i mësuesve i cili bëhet në rast se ata plotësojnë disa kritere siç është vjetërsia e punës apo vitet që kanë në arsim. Ndërkohë ky kualifikim nuk është penalizues përsa i takon punës së tyre.

Në rast të një performance të dobët në vijim ka ndikim në performancë"- thotë drejtoresha e arsimit parauniversitar në MASH, Dorina Rapti.

Nëse arsimtarët do të arrijnë të marrin pikët maksimale do të mund  që të përfitojnë një rritje rroge, ndërkohë që kanë mundësi të konkurrojnë për një post më të lartë në shkollën ku japin mësim.

"Nëqoftëse ai kalon me sukses këtë lloj provimi janë përqindjet e rritjes së pagës sipas vjetërsisë së punës. Kjo ndikon në rolet që merr mësuesi në shkollë siç është roli i mentorit apo roli i drejtuesit, nëndrejtor apo drejtor"- thotë Rapti.

Vitin e kaluar nga testimi rreth 2% e arsimtarëve  nuk dolën mirë në testim duke mos marrë vlerësim pozitiv, por shanset për të dhënë provimin ata i kanë sërisht ndërkohë që duhet t'i nënshtrohen kualifikimit të vazhdueshëm për të rritur dijet e tyre.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi