Përfundon seanca, nesër vendimi
për të dyshuarit për terrorizëm 

Përfundon seanca, nesër vendimi<br />për të dyshuarit për terrorizëm 
KOSOVË -Ditën e sotme nuk është marrë asnjë vendim për 40 të arrestuarit dje në Kosovë të cilët janë të dyshuar për vepra penale, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Lajmi më herët është bërë i ditur nga Hamdi Ibrahimi, kryetar i Gjykatës Themelore, i cili para se të fillonte seanca e parë dëgjimore tha se për shkak të numrit të madh të të dyshuarve, kjo seancë mund të zgjaste deri në orët e vona dhe se për këtë arsye, sot nuk do të jepej vendim. 

Mësohet se nga 40 personat që kanë dalë para gjykatës vetëm 4-5 prej tyre, kanë pranuar që kanë marrë pjesë në ushtrinë çlirimtare të Sirisë, ushtri kjo e cila sipas tyre nuk konsiderohet si ushtri terroriste.

terroristet kosove
 
Avokatët: Kanë qenë në Siri, por nuk janë pjesë e ISIS
Ndërsa 4-5 prej të akuzuarve  kanë pranuar që kanë marrë pjesë në ushtrinë çlirimtare të Sirisë, ushtri kjo e cila sipas tyre nuk konsiderohet si ushtri terroriste.

Sipas Veton Rrecaj, avokatit të Admir Vuniqit, të akuzuarit kanë shkuar për t’i ndihmuar popullit sirian.

" Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm sa i përket veprave penale për të cilat akuzohen. Disa persona e kanë pranuar që kanë qenë në Siri, por jo si pjesëtarë të organizatave të cilat dyshohen në këtë rast në ISIS. Ata kanë shkuar si pjesëtarë të organizatave tjera, të cilat nuk janë terroriste dhe kryesisht duke u mbështetur në parimin e humanitetit për t`i ndihmuar popullit Sirian”, ka thënë Rrecaj.

Sipas avokatëve, të gjitha ndodhitë e djeshme dhe të sotme janë vetëm spektakël në të cilën nuk u gjet asnjë provë e cila fajëson të pandehurit.

Avokati Besnik Berisha, tha se gjatë seancës u vërtetuan mangësitë e kërkesës.

Ndërsa avokati i të akuzuarit Ilir Munqilla, Admir Salihu, e ka quajtur seancën e sotme një film, e jo ndonjë realitet.

Vijojnë kërkimet edhe për 17 persona të tjerë të kërkuar për terrorizëm
Bujar Brahimi, mik i afërt i xhihadistit Lavdrim Muhaxheri i cili ka prerë koka njerëzisht për luftën e Shenjtë ne emër të Allahut në Siri, është ndër 17 të dyshuarit si pjesë e grupeve terroriste ISIS dhe Al Nusra, të cilët ndodhen në arrati.

Gjatë së Hënës, në një aksion të Policisë së Kosovës, u vunë në pranga 40 persona të dyshuar për pjesëmarrje në luftë në Siri.

terroristet kosove

Bujar Brahimi nga Mitrovica për 508 ditë ka qenë pjesë e grupit terrorist ISIS në Siri. Ai është kthyer në Kosovë në Prill të këtij viti, ku ka bërë thirrje tek qytetarët e tjerë për të shkuar e për t’iu bashkuar të tjerëve në luftën për xhihad (luftë e shenjtë për të krijuar shtetit islamik, Kalifatin)

Gazeta kosovare Zëri, shkruan se Brahimi tashmë dyshohet për terrorizëm dhe është pjesë e listës prej 57 personash të dyshuar jo vetëm për terrorizëm, por edhe për nxitje të tij.

terroristet kosove

Ndërkohë, gjatë operacionit policor të së Hënës, janë mbyllur edhe dy xhami ilegale në të cilat dyshohet se rekrutohen të rinjtë për të luftuar në Siri;  xhamia e improvizuar në objektin e Termokosit në lagjen “Dardania”, në Prishtinë dhe Kulla e Jetimit në Prevallë, e cila dyshohet se ka qenë vendtakim i këtij rrjeti.
 
terroristet kosove

terroristet kosove

terroristet kosove

Të arrestuarit për vepra penale të terrorizmit janë:
 
Leutrim I. Raifi, 23-vjeçar me banim në Fushë Kosovë,
 
Armir A. Vuniqi, 23-vjeçar me banim në Lipjan,
 
Shaban R. Dumani, 52-vjeçar, nga fshati Miradi e Ulët e Fushë Kosovës,
 
Hadi I. Nura, 26-vjeçar, nga lagjja "Dardania" në Prishtinë,
 
Burim E. Konjuhi, 30-vjeçar, nga Prugovci i Prishtinës,
 
Kujtim A. Bllaca, 28-vjeçar, nga Ribari i Madh i Lipjanit,
 
Albert Berisha, 27-vjeçar, nga Prishtina,
 
Visar I. Kadriu, 29-vjeçar, nga Prishtina,
 
Egzon J. Latifi, 20-vjeçar, nga Gjilani,
 
Fatos I. Rexhepi, 36-vjeçar, nga fshati Ramjan i Vitisë,
 
Hajdin E. Elezi, 43-vjeçar, nga fshati Smirë i Vitisë,
 
Blerim Z. Syla, 22-vjeçar, nga fshati Debëllde i Vitisë,
 
Haviz M. Ahmeti, 20-vjeçar, nga Gjilani,
 
Kenan R. Rushiti, 25-vjeçar, nga Lubizhdi i Vitisë,
 
Irfan I. Haqifi, 20-vjeçar, nga Gjilani,
 
Bekim V. Halili, 37-vjeçar, nga Tankosiqi i Ferizajt,
 
Fitim D. Dema, 27-vjeçar, nga fshati Bob i Kaqanikut,
 
Zejadin H. Berisha, 30-vjeçar, nga Goranci i Hanit të Elezit,
 
Agron Lika, 32-vjeçar, nga fshati Strazhë i Kaçanikut,
 
Emri R. Bushi, 36-vjeçar, nga Hani i Elezit,
 
Fisnik R. Bushi, 31-vjeçar, nga Ferizaj,
 
Besim A. Shabani, 32-vjeçar, nga Shkupi por me banim në Ferizaj,
 
Adil Bushi, 26-vjeçar, nga Hani i Elezit,
 
Muxhahid Braha, 25-vjeçar, nga Hani i Elezit,
 
Jetmir Bushi, 24-vjeçar, nga Hani i Elezit,
 
Ilir Momqillo, 24-vjeçar, nga fshati Sllakovë i Gjilanit,
 
Samidin M. Halimi, 40-vjeçar, nga Dragashi,
 
boshnjaku Fikret J. Krco, 32-vjeçar,
 
Ibrahim Rashiti, 37-vjeçar, nga Opoja e Dragashit,
 
Mentor Bellaqa, 29-vjeçar, nga Prizreni,
 
Kujtim V. Bytyqi, 32-vjeçar, nga Shkoza e Malishevës,
 
Besim U. Lajqi, 35-vjeçar, nga Peja,
 
Betim R. Ibrahimaj, 26-vjeçar, nga Zhakova e Istogut,
 
Muhamed A. Hajrizaj, 52-vjeçar, nga Strellci i Deçanit,
 
Berat F. Këpuska, 26-vjeçar, nga Gjakova,
 
Arsim R. Istrefi, 36-vjeçar, nga Bajgora e Mitrovicës,
 
Sadat Kaqiku, 39-vjeçar, nga Shipoli i Mitrovicës,
 
Vehbi S. Gërgjaliu, 31-vjeçar, nga Studimja e Poshtme e Vushtrrisë,
 
Jeton A. Hajdini, 39-vjeçar, nga Kqiqi i Madh i Mitrovicës
 
Skender Syla, 33-vjeçar, nga Mitovica.

Redaksia Online
(a.h/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje