Përfundon Transporti Detar
i Tubave të TAP në Shqipëri

Më 16 qershor u shkarkua në Portin e Durrësit sasia e fundit e tubave që do të përdoren për ndërtimin e segmentit tokësor të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në Shqipëri.

Në më pak se 15 muaj që nga mbërritja e tubave të parë në Shqipëri, nga anija MV Galene M u shkarkua ngarkesa e fundit prej 726 tubash.

Kjo ishte anija e 15-të që ka transportuar tubat e çeliku nga Gjermania, ku janë prodhuar. Rreth 13.000 tuba, bërryla dhe makineri të ndryshme, me peshë totale prej më shumë se 200.000 tonësh, janë shkarkuar në Portin e Durrësit që nga muaji prill i vitit të kaluar.

Karl Roberts, Menaxher i Projektit TAP për Shqipërinë, tregon se “shkarkimi i tubave dhe bërrylave ka qenë një operacion i organizuar me saktësi të lartë.

Tubat janë transportuar deri në Durrës nga kontraktori i TAP, Salzgitter Mannesmann International GmbH, duke përdorur kompaninë INTRAHA Reederei-Kontor GmbH e cila ka qenë përgjegjëse për transportin detar, shkarkimin dhe transportin deri në sheshin kryesor të magazinimit.

Falenderime për mbarëvajtjen e këtij procesi i takojnë edhe Diamant Logistics, një nënkontraktor i rëndësishëm në transportin e tubave”.

I gjithë procesi është kryer brenda afateve kohore të përcaktuara dhe duke zbatuar standardet më të larta të sigurisë teknike. Nga sheshi  kryesor i magazinimit, tubat janë transportuar drejt shesheve lokale të magazinimit, pranë kantiereve të ndërtimit përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

Dërgesa e fundit detare shënon përmbylljen e një faze tjetër shumë të rëndësishme në ndërtimin e gazsjellësit.

Gjatësia e pjesës tokësore të Gazsjellësit TAP në Shqipëri është 215 km. Rreth 13.000 tuba me gjatësi 18 dhe 12 metra do të përdoren për ndërtimin e seksionit tokësor në Shqipëri. Diametri i tubave është 1.2 m.

Pesha e një tubi të vetëm prej 18 metrash shkon nga 9.3 tonë në 16.3 tonë (në varësi të trashësisë së tubit). Pesha totale e tubave për seksionin tokësor në Shqipëri është rreth 123.795  tonë, (afërsisht 17 herë më shumë se pesha e Kullës Eifel).

Mbi 800 bërryla do të përdoren në Shqipëri. Tubat janë prodhuar nga kompania gjermane Salzgitter Mannesmann International.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti