Përgatitja, Rama këtë javë
takon ministrat e Metës

Përgatitja, Rama këtë javë<br />takon ministrat e Metës
TIRANE - Kryeministri i Zgjedhur Edi Rama javën e ardhshme pritet ta ketë shumë intensive. Nëse javën që u mbyll ai takoi ministrat socialistë të kabinetit qeveritar, duke u dhënë detyrat përkatëse në lidhje me formatimin e stafeve drejtuese, strukturës së ministrive përkatëse, por dhe duke porositur që të kenë kujdes me administratën larg frymës së revanshit, Rama pritet që javën e ardhshme të takohet me pesë ministrat përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim që pritet që në fillim të javës të takohen fillimisht me kreun e LSI Ilir Meta, për të startuar më pas në takimin me kryeministrin e zgjedhur, kreun e PS Edi Rama dhe për të marrë udhëzimet për qeverisjen e ardhshme.

Pasi ministritë që do të drejtojnë përfaqësuesit e LSI janë ndër dikasteret më të rëndësishme dhe me peshë me mbarëvajtjen e qeverisjes. Ndërkohë që mësohet se kreu i zgjedhur i qeverisë Edi Rama do të diskutojë me ministrat në vijimësi në lidhje me programin e detajuar të qeverisë i cili do të paraqitet në momentin e miratimit të kabinetit të ri qeveritar të mazhorancës së re të majtë, në Kuvendin e Shqipërisë sëpaku deri më 12 shtator.

Mësohet se peshën kryesore në këtë program do ta zënë kujdesi për financat e vendit, shëndetësinë, arsimin, vendosjen  sa më shpejt të rendit dhe qetësisë në Shqipëri, duke sjellë policinë pranë qytetarit dhe për qytetarin, pasi krimi ka kohë që ka bërë ligjin në Shqipëri.

Mësohet se Rama pritet të përgatitet dhe për takimin në SHBA me përfaqësuesin e Bankës Botërore që organizon konferencën e liderëve botërore dhe ku Rama sëbashku me këshilltarin e qeverisë shqiptare, ish-kryeministrin britanik Tony Bler të marrë pjesë për të shfaqur vlerësimet e tij dhe vizionin për qeverisjen e ardhshme të vendit, por dhe për të marrë eksperiencën e liderëve botërorë për një qeverisje sa më të mirë. Pikërisht këto do të jenë dhe lëvizjet e ardhshme të kreut të PS e kryeministrit të zgjedhur Edi Rama në funksion të marrjes në dorë të qeverisjes së vendit.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.04.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë