Përgatitjet e fundit për mbledhjen
e tretë mes dy qeverive shqiptare

Përgatitjet e fundit për mbledhjen<br />e tretë mes dy qeverive shqiptare
Mbledhja e tretë mes dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, është në përgatitje e sipër.

Kryeministri Mustafa në rrjetin e tij social Facebook shkruan se po  zhvillohen përgatitjet përfundimtare për mbajtjen e asaj mbledhjeje, në të cilën janë paraparë të nënshkruan një sërë marrëveshjes në fushat e funksionimit të shtetit,shkruan Koha.net

“Për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë janë duke u bërë përgatitjet finale. Në këtë mbledhje, përveç tjerash, është paraparë të nënshkruhen edhe një varg marrëveshjesh në fushën e ekonomisë, administratës publike, mjedisit, energjetikës dhe bashkëpunimit ndërkufitar”, shkruan Mustafa në llogarinë e tij në “Facebook”.

Mbledhja e parë mes dy qeverive është mbajtur në Prizren më 11 janar 2014, ndërsa e dyta është mbajtur më 23 mars 2015.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme