Përgjimet audio,deputeti i PD: Ja
risia,Habilajt i vret ndërgjegjja

Përgjimet audio,deputeti i PD: Ja<br />risia,Habilajt i vret ndërgjegjja<br>
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve audio të grupit Habilaj. Salianji shkruan në ‘Facebook’ se përgjimet paraqesin atë që gjithë shqiptarët e dinë, që qeveria Rama dhe krimi janë e njëjta gjë.

Sipas tij, risia e këtyre përgjimeve ishte që Habilajt gjatë përgjimeve audio ishin me më shumë ndërgjegje se shokët e tyre të bandës Rama-Tahiri.

“Habilajt i vret ndërgjegja më shumë se shokët e bandës Rama-Tahiri. Përgjimet audio te grupit Rama-Tahiri-Habilaj të publikuara tek Politiko.al paraqesin dhe me zë atë që gjithë shqiptarët e dinë: që qeveria Rama dhe krimi jane e njëjta gjë! Por risia sot ishte që Habilajt gjatë përgjimeve audio ishin me më shumë ndërgjegje se shokët e tyre te bandës Rama-Tahiri! Këta e dinin atë që di shumica e shqiptarëve, që kjo qeveri për parà dhe pushtet “po i bën nënën Shqipërisë”!”, shkruan Salianji.

salianji fb
(Postimi i Ervin Salianjit)

d.c./shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

TV izraelit: Sipas burimeve perëndimore Raisi ka vdekur

TV izraelit: Sipas burimeve perëndimore Raisi ka vdekur