Përgjimet/ Berisha ‘bekon’ bashkimin
PD-LSI: Kanë një mision historik...

Përgjimet/ Berisha ‘bekon’ bashkimin<br />PD-LSI: Kanë një mision historik...<br>
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke përshëndetur krijimin e frontit opozitar, që sipas tij ka një mision historik për të përmbysur narkotrafikun.

Pas daljes së përgjimeve, PD, LSI, PR, PBDNJ dhe LZHK kërkojnë largimin e Edi Ramës, pasi e akuzojnë si të përfshirë në trafikun e drogës ku është përmendur emri i Tahirit.

STATUSI I BERISHES
Nje zhvillim historik per fatet e vendit!

Te dashur miq, partite e harkut opozitar parlamentar dhe jo parlamentar paten sot nje takimi te suksesshem, ne te cilin diskutuan provat e reja, te cilat faktojne ne menyre perfundimtare se ne Shqiperi nuk kemi te bejme me deshtimin e shtetit ne luften kunder trafiqeve por me krijimin e narkoshtetit, ne te cilin institucione, qeveri vendore, ministra dhe vet kryeministri merren vete direkt me trafikun e droges, bashkepunojne me banda, lehtesojne dhe mbulojne veprimtarine e tyre kriminale.

Krijimi i Frontit te Bashkuar Opozitar eshte nje zhvillim historik, si shpresa por dhe rruga e vetme per permbysjen e Narkoshtetit, qe me bandat zyrtare dhe jo zyrtare te narkoministrave, narkodrejtoreve te Norieges me miliardat e eurove qe disponon, kontrollon jeten, veprimtarine, voten, token, detin, ajrin e shqiptareve.

Permbysja e Narkoshtetit eshte mision historik i opozites shqiptare! Duke pershendetur kete zhvillim te nje rendesie jetike per fatet e vendit, ju ftoj te dashur miq, ju dhe te gjithe qytetaret shqiptare, pavaresisht nga bindjet politike te mbeshtesim me te gjithe energjite tona Frontin e Bashkuar te Opozites Shqiptare ne misionin e tij historik! sb

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)